MENU
klinika

Akordi është arritur

De Biasi kthehet si trajner kombëtareje, pritet frima

10.07.2020 - 16:57

Gianni de Biasi është gati që të kthehet në stol dhe do ta bëjë ndoshta tek kombëtarja e Azerbajxhanit. Ish-trajneri i Shqipërisë, që e kualifikoi në Europianin 2016, pas aventurës te pankina e Alaves, nuk ka marrë drejtimin e asnjë ekipi, duke mos besuar në projekte afatshkurtra, siç shpesh e ka përsëritur…

Ish-trajneri kuqezi, që dikur ka drejtuar edhe Modena, Torino dhe Udinese në Itali, pati këtë mëngjes një videokonferencë me drejtuesit e federatës azere. Më vonë, Komiteti Ekzekutiv u mblodh dh doli me këtë deklaratë:

“Duke marrë parasysh situatën e lidhur me pandeminë COVID-19, duhet të nënshkruhet një marrëveshje me Gianni De Biasi, i cili do të emërohet kryesues i ekipit kombëtar nëse ai pranon kushtet që janë vendosur mbi të. Bisedimet për përcaktimin e kushteve të marrëveshjes do të vazhdojnë nëse arrihet një shumicë votash në komitet. Arif Asadov duhet të emërohet zv.trajner”.

Sa u takon kushteve të veçanta të kontratës, ato lidhen me rreziqet financiare që federata do të ketë në rast se shtyhen ndeshjet ndërkombëtare për shkak të pandemisë, ose nëse ka vështirësi që De Biasi të fluturojë drejt Azerbajxhanit.