MENU
klinika

‘Vuan nga çrregullime bipolare”

Deliranti Kaney West kërkon divorcin nga Kim ajo e mbron

24.07.2020 - 14:34

Konfuz, kontradiktor, pa konkluzione? Deklaratat nëpërmjet Twitter dhe jo vetëm të Kaney West, pas njoftimit se donte të kandidonte në zgjedhjet presidenciale kundër Trump, tashmë mund të quhen vetëm vendime delirante. Pas rrëfimit se kishte vendosur të divorcohej nga Kim Kardashian, sepse ajo donte ta shtronte në spital, është pikërisht bashkëshortja e tij që ka hyrë në skenë për të mbrojtur bashkëshortin e saj me një postim të gjatë në Instagram:’Kaney është bipolar…Eshtë një person i shkëlqyer por i komplikuar’.

Ylli i reality “Keeping Up with the Kardashians” ka dashur të shpjegojë në këtë mënyrë arsyet reale, që fshihen pas sjelljes së bashkëshortit që pas tubimit të Carolinës së Jugut si dhe postimeve të tij të vazhdueshme në Twitter. Dhe e fundit e postuar nga reperi tregon se si bashkëshortja po përpiqej ta shtronte në spital me ndihmën e mjekëve dhe aprovimin e vjehrrës Kris Jennes. Apo komenti ku ai e akuzonte atë për ‘supremaci të bardhë’, pasi kishte publikuar një dekratë pa lejen e tij për të arritur deri tek postimi ku donte të divorcohej nga Kim, një koment që më pas e ka fshirë.

Eshtë pikërisht ajo, që në një story në Instagram shkruan një postim të gjatë në mbrojtje të bashkëshortit:’Shumë prej jush e dinë që Kaney ka një shqetësim bipolar dhe kushdo që e ka ose jeton me njerëz që janë prekur nga kjo sëmundje e dinë se sa e vështirë dhe e komplikuar është… Nuk kam folur asnjëherë publikisht për të mbrojtur fëmijët tanë…, por sot e ndjej që duhet ta përballoj këtë temë për shkak të stigmës dhe ideve të gabuara për shëndetin mendor’, shkruan Kim.

‘Përvec presionit që është një artist dhe një njeri me ngjyrë, Kaney, që ka vuajtur së tepërmi humbjen e nënës së tij, duhet të përballojë tani edhe presionin e izolimit për shkak të shqetësimeve të tij bipolare. Ata që janë pranë Kaney e njohin zemrën e tij dhe e kuptojnë, që fjalët e tij disa herë nuk përputhen me qëllimet e tij’, thotë vajza e dytë e famijes më të famshme të amerikës që deklaron rëndësinë e kujdesit për ata që vuajnë nga sëmundjet mendore. ‘Të jetosh me një shqetësim bipolar nuk zvogëlon apo zbeh ëndrrat tuaja dhe idetë krijuese’, shpjegon Kim Kardashian West, duke i kërkuar mediave mbështetje për familjen e saj në këto kohë të vështira.