MENU
klinika

Princ William ende nuk e di ta shpjegojë...

Dhurata më e çuditshme që i ka bërë bashkëshortes

31.07.2020 - 08:23

Në 17 vjet së bashku (përfshirë këtu 8 fejesë dhe 9 martesë) Kate Middleton dhe Princi William kanë shkëmbyer më mijëra dhurata.

Por është një në veçanti që i ka mbetur në mendje trashëgtarit të së ardhshme të fronit britanik.

Prince William ka zbuluar dhuratën me të çuditshme që i ka bërë bashkëshortes së tij Kate.

I ftuar në pocast e Peter Crouch, trashëgimtari i fronit mbetëror britanik u shpreh se para tre vitesh ai i dhuroi Kate një palë dylbi, për arsye që ende sot nuk di t’i shpjegojë.

“Para tre vitesh, i dhurova gruas time një palë dylbi, dhe ajo ende sot ma përmend. Kur i nxorra nga paketimi mundohesha të bindja veten që janë të lezetshme.

‘Shiko’; i thoja Kate me to mund të shohësh shumë larg”; tregoi me humor William për dhuratë më të keqe që i ka bërë ndonjëherë gruas së tij.