MENU
klinika

Çfarë tha vetë Hitleri, për Shqipërinë?

Dokumenti: Historia e elbasanlliut që kishte emrin Hitler…

28.07.2020 - 12:03

        Pavarësisht se Adoff Hitler, ishte dhe mbetet figura më negative e historisë moderne, ai ka pasur adhuruesit e tij edhe pas luftës. Madje, kjo edhe në Shqipërinë tonë.

Është vërtetuar se në Elbasan, një person kishte emrin Hitler. Kjo vërtetohet nga një vendim i presidiumit të Kuvendit Popullor, i vitit 1948, që e detyron personin ta ndërrojë emrin

Në emisionin “Hard Talk nga Roland Qafoku”, ky dokument u bë publik për herë të parë. Sipas Kasmit, madje edhe sot, ka persona që i quajnë Hitler.

Adolf Hitler i mori me radhë të gjitha kombet. Nga Anglia, Rusia, Franca, Danimarka, Norvegjia e Suedia, ai nuk la pa u marrë as me shtete të vogla dhe në jug të Evropës.

Radha duket se i ka ardhur edhe Shqipërisë. Studiuesi Marenglen Kasmi, bën publike në emisionin Hard Talk nga Roland Qafoku, një bisedë të Hitlerit me Ribentropin dhe komandantin e ushtrisë juglindore. Kasmi tregon bisedën mes të treve.

-Një personazh në vitin 1948, nga Elbasani, nuk po ia bëj të ditur mbiemrin, emrin e kishte Hitler. Iu ndërrua emri me vendim të Presidiumit, duke iu kthyer në Skënder.

-Po të hyni në arkivin e gjendjes civile ka edhe sot, emër Hitler, në Shqipëri.

-Sot?

-Sot që flasim… Madje, në moshë të re. Besoj, se nuk ka lidhje me luftën!

-Çfarë u tha?

-Ishte momenti që duhet të vinin trupat gjermane në Shqipëri, ndërkohë që trupa të mjaftueshme nuk kishte. Pyetja ishte: Si duhet të veprojmë që ta mbajmë Shqipërinë të pushtuar me më pak forca, me qëllim që të mbajmë rrugët lidhëse, pra rrugët e transportit, të fokusohemi në mbrojtjen e bregdetit?

-Çfarë ju tha Hitleri?

-Hitleri, thotë: Atëherë, çfarë kërkojnë shqiptarët? Kjo është në vija të përgjithshme, sepse kjo nuk është një bisedë që vjen fill. Dhe pyetja ka një karakter shumë të qartë ushtarak dhe po ashtu për nevojat e Gjermanisë. Shqiptarët duan të kenë Shqipërinë e madhe, – i përgjigjen.

Po mirë, le ta mbajnë, – thotë ai. Por me një synim shumë të qartë, për të dalë pikërisht në nevojën e krijimit të një qeverie progjermane.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bum të ardhurash me një traktat lufte!

Adolf Hitleri vdiq i pasur, po ku shkuan milionat e tij?


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit