MENU
klinika

“Mos ta kthejmë Shqipërinë në morg”!

Dom Gjergj Meta: Hiqni dorë sa më parë nga normaliteti!

21.07.2020 - 10:25

Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, Dom Gjergj Meta, iu bën thirrje qytetarëve të heqin dorë nga normaliteti, teksa po jetojmë në kohën e pandemisë së koronavirusit.

Duke marrë shkas nga numrat në rritje të Covid-19 në Shqipëri e Ballkan, Dom Gjergj Meta thekson se të gjithë duhet të kujdesemi për veten dhe për të tjerët.

“Mjekët po na thonë të kemi kujdes. T’u besojmë atyre e t’ua dëgjojmë e zbatojmë këshillën. Mos ta kthejmë Shqipërinë në një spital të madh infektiv, a larg o Zot në një morg”, thekson ai mes të tjerash.

Mesazhi i Dom Gjergj Metës:

TE HEQIM DORE NGA NORMALITETI…

Të dashur miq,

Në Shqipëri e në Ballkan numrat e të prekurve me Covid-19 po rriten.

Ndjej për detyrë qytetare që t’ju ftoj të kujdesemi për veten dhe për të tjerët. Është koha e përkujdesjes e cila duhet të na zhvillojë përmasën e solidaritetit me njëri-tjetrin dhe ndaj të mirës së përbashkët.

Nuk vlen ajo shprehja mors tua vita mea (vdekja jote është jeta ime), pasi vdekja apo sëmundja e një njeriu është edhe vdekja apo sëmundja e të gjithëve. Jeta është një e mirë që na është dhënë. Kjo pandemi po na tregon se jeta jonë është në dorën e të tjerëve dhe jeta e të tjerëve në dorën tonë.

Mjekët po na thonë të kemi kujdes. T’u besojmë atyre e t’ua dëgjojmë e zbatojmë këshillën. Mos ta kthejmë Shqipërinë në një spital të madh infektiv, a larg o Zot në një morg.

Prandaj:

distancim fizik;
përdorim i maskave në ambjente të mbyllura;
përgjegjësi ndaj simptomave.

Është një rast i volitshëm për t’u rritur në përgjegjshmëri e të tregojmë se sa e duam jetën dhe se sa e vlerësojmë njëri-tjetrin.

Jemi një vend i vogël dhe i varfër, me shumë probleme edhe pa pandeminë e tërmetin. Nuk mund të lejojmë që kjo pandemi të na varfërojë e izoloi më shumë. Na kanë mbyllur kufijtë, jemi të detyruar të rrimë në karantinë nëse kalojmë kufirin në ndonjë shtet. Rritja e rasteve po na penalizon.

Prandaj është detyrë e të gjithëve, të mëdhenj e të vegjël, që të heqim dorë nga normaliteti i jetës së deritanishme e të strukturojmë një normalitet të ri që ndoshta do të na kushtëzojë për shumë kohë.

Sa më parë të mësohemi aq më mirë është për ne të gjithë.

Ditë të mirë

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ambasada e SHBA: Shumë e rëndësishme të respektohen masat!

“Ka qenë një javë e vështirë, por lajmi i mirë është…”