MENU
klinika

Formula 1

Dopietë e Mercedes, Ferrari katastrofë

12.07.2020 - 15:44

Makina Mercedes vijon të dominojë në Formula 1 edhe për këtë sezon. Lewis Hamilton ka fituar garën e dytë të këtij sezoni, zhvilluar po në Austri, si një javë më parë. I dyti një tjetër pilot i Mercedes, Valtteri Bottas, që merr kreun pas dy garave.

Në vendin e tretë u rendit Max Verstappen. Zhgënjen totoalisht makina Ferrari me dy pilotët e vet. Mendoj se të paktën do të ishin në zonën e pikëve, pas pole position të dobët një ditë më parë.

Si të mos mjaftojnë problemet që ka makina dhe fakti që Sebastian Vettel dhe Charles Leclerc nuk po arrijnë rezultate të mira, ka probleme dhe mes dy pilotëve. Leclerc ka përplasur Vettelin që në xhiron e parë të çmimit të Austrisë.

Leclerc, që u nis pas Vettel, përplasi gjermanin në kthesën e tretë të kësaj piste. Dëmtimet në makinën e gjermanit ishin të pariparueshme dhe e mbylli menjëherë garën. I riu rezistoi 4 xhiro më shumë në pistë sepse e mbylli garën pas shokut të skuadrës, në xhiron e pestë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN