Çështja e heqjes së Kosovës nga harta e “Apple” ka revoltuar jo pak shqiptarët dhe personazhe të njohur të showbizit kanë reaguar në rrjete sociale.
Ata i kanë bërë thirrje “Apple” ta kthejë Kosovën në hartë dhe t’i japë vendin që i takon, mirëpo për Dafina Zeqirin kjo nuk është mjaftueshëm.
Këngëtarja pret akoma më shumë reagime nga ata që e quajnë veten patriotë, siç thotë ajo dhe i ka bërë një thirrje publike në rrjete sociale.
E revoltuar, Dafina shkruan në ImstaStory se duhet t’u vijë turp personave që rrinë gjatë gjithë kohës në telefon dhe s’bëjnë qoftë edhe një postim për Kosovën.
“Duhet me ju ardh marre juve qe i thuni vetes “patriota” e s’po keni “vakt” me hi online n’telefon (aty ku rrini ton diten e naten e gjat tu e kesh njoni tjetrin ma shume se qe e supportoni).
Postoni selfies e merrni “likes” a mi jep veq pak zorr as zorr jo me postu per t’drejtat tona n’Kosove jo?
Edhe ju kolegt e mi nga Kosova e Shqiperia!”- ka përfunduar postimi i saj.