MENU
klinika

Marrëveshja pas 4 ditësh bisedime

Edhe një herë, Merkel e Macron morën atë që donin…

23.07.2020 - 15:04

Përkrahësit e planit e kanë përshëndetur atë si një shenjë solidaritet pas një reagimi aspak të kënaqshëmpër shumicën pas pandemisë.

Qëndrueshmëria e Bashkimit Evropian dhe aftësia për t’u përballur me krizat u treguan edhe një herë këtë javë ndërsa udhëheqësit punuan jashtë orarit për të arritur një marrëveshje për paketën e rimëkëmbjes nga koronavirusi.

Presidenti Francez Emmanuel Macron e përshkroi atë si një ditë historike për Evropën, por pati edhe përrplasje, përfshirë përpjekjet e të ashtuquajturve “Katër kursimtarët” (Suedia, Danimarka, Austria dhe Hollanda) për të dyja mënjanuar grantet.

Paketa e rimëkëmbjes, e zyrtarizuar pas 90 orësh diskutimesh, do të përfshijë grante dhe kredi 750 miliardë euro. Ajo përfshin dy komponentë: grante në total 390 miliardë euro dhe hua me interes të ulët prej 360 miliardë eurosh për vendet anëtare.

Marrëveshja, e cila tani do t’i nënshtrohet negociatave teknike midis vendeve anëtare dhe do të ketë nevojë për miratimin e Parlamentit Evropian, do të financohet nga huazimet nga tregu ndërkombëtar.

Ajo vjen së bashku me buxhetin prej 1,1 trilionë eurosh të grupimit për shtatë vitet e ardhshme. Për tu siguruar që fondet nuk keqpërdoren, vendet marrëse do të duhet të paraqesin plane shpenzimesh në Komisionin Evropian.

Gjithashtu kjo marrëveshje shënon një hap potencialisht gjigant në integrimin financiar.

Samiti i jashtëzakonshëm që çoi në marrëveshjen historike ishte takimi i parë fizik i liderëve të BE-së pas shpërthimit të virusit.

Udhëheqësit mbanin maska ​​për fytyrën, u takuan në dhoma shumë më të mëdha se zakonisht dhe u detyruan të zvogëlojnën numrin e delegacioneve të tyre.

Marrëveshja erdhi mes shqetësimeve se mosarritja e konsensusit mund të kishte pasoja të rënda për Evropën, përfshirë rënien e tregjeve të aksioneve dhe përkeqësimin e një rize tashmë të rëndë ekonomike.

Në fillim të këtij muaji, Komisioni Evropian kishte parashikuar një renie prej 8.3 përqind në ekonominë e BE.

Miratimi i planit shënon një triumf të madh për Presidentin Macron dhe Kancelaren gjermane Angela Merkel të cilët krijuan një marrëdhënie të ngushtë pune gjatë javëve që çuan në negociata.

Merkel tha “Kjo nuk ishte e lehtë sa na duheshin kaq shumë ditë, tregoi gjithashtu se kemi ardhur nga drejtime të ndryshme. Por ajo që ka rëndësi për mua është se ne arritëm në një përfundim dhe tani jemi të gjithë të bindur për atë që vendosëm të bëjmë. ”

Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Problemet e organizatës

20 sfidat e BE-së për vitin 2020!


"I gatshëm të ndalojë ofensivën e tij ushtarake në Gaza nëse..."

Netanyahu zbardh kushtet e Izraelit

Ja pse lëvizja e Moskës ka “tërbuar” Uashingtonin

Trupat ruse hyjnë në bazën e ushtrisë amerikane në Niger

Izraeli nuk heq dorë nga pushtimi i Rafahut

Pse sulmet e Tel Avivit mund të shkaktojnë një masakër?