MENU
klinika

"Reflekto or mik se po shkojmë drejt gropës"

Elton Deda mesazh Ramës pas mbylljes së lokaleve të natës

21.07.2020 - 10:49

Këngëtari i njohur Elton Deda i kërkon kryeministrit Edi Rama që të reflektojë për të shfuqizuar aktin normativ që mbylli lokalet e natës dhe diskot. Ai thotë se me këtë vendim po shkojnë drejt gropës së madhe, prandaj i kërkon që të bëjë një akt të ri normativ duke shtrënguar masat.

“Reflekto or mik sa nuk eshte vone. Mos jua mbyll shqiptareve te derrmuar ate dritaren e zbehte qe u jep pak kenaqesi. Ka plot forma qe mos ti rrenosh muzikantet e bashke me ta gjithe zinxhirin e biznesit. Shfuqizo ate aktin e cuditshem dhe bej nje te ri ku shtrengon masat.

Ti do thuash “jemi keq si komb e s’marrim vesh”…por ta garantoj qe keshtu nuk do marrim vesh jo per inat, por sepse po shkojme drejt nje grope te madhe. Sa me shpejt madje. Miqesisht, nje pjese e armates te denigruar prej 5 muajsh” shkruan Deda.