MENU
klinika

"Mjeshtri i përulësisë"

Ennio Morricone në intervistën e fundit: Kam qarë vetëm…

07.07.2020 - 17:10

       “Kam qarë vetëm dy herë në jetën time, njëherë për “Mission” dhe për Papë Françeskun”. Këto kanë qenë fjalët e kompozitorit të njohur italian Ennio Morricone, i cili, u nda nga jeta ditën e djeshme, në moshën 92-vjeçare.

Këto kanë qenë momentet emocionuese (të paktën të deklaruara) të jetës së tij, të treguar gjatë intervistës së fundit, dhënë në 90-vjetorin e tij.

Ai kishte kompozuar një meshë për dyqindvjetorin e rikonstruksionit të Shoqërisë së Jezusit, pas shtypjes së vitit 1773. Para ekzekutimit të muzikës, ai u takua me Papë Françeskun dhe së bashku me gruan e tij, Maria, shpërthyen në lot.

Hera e dytë ishte për ‘Mission’, filmi i Roland Joffé i 1986-ës, fitues i “Palmës së Artë” në Festivalin e Filmit në Kanë. Filmi ‘Mission’ tregon për jezuitët të torturuar dhe vrarë sepse u përpoqën që të shpëtonin indianët e Amerikës së Jugut, nga skllavëria. Kolona zanore e këtij filmi u kompozua nga vetë Morricone.

Ennio Morricone u nda nga jeta mbrëmjen e të hënës, në një klinikë në Romës, pas problemeve shëndetësore që kishte pasur, pas rrëzimi.

Kompozitori mrekulloi botën me muzikën e tij, në kolonat zanore të shumë filmave në Itali dhe botë. Funerali do të mbahet privatisht, ne respekt “te ndjenjës se përulësisë, që gjithmonë ka frymëzuar jetën e tij”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mbi 500 filma, një mori çmimesh

Shuhet Morricone, kompozitori i jashtëzakonshëm!


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit