Njerëzit mund mos të bien asnjëherë dakord, se cila është femra më e bukur. Sidoqoftë, disa janë përsosurisht të bukura. Në fotografitë e mëposhtme, po ju risjellim disa prej grave që marrosën burrat dhe rivalizuan plot sharm, gjininë e tyre…
Marilyn Monroe është ndarë nga jeta prej shumë kohe, por ende e influencon Hollivudin. Ja një shprehje e saj: Papërsosmëria është bukuri, çmenduria është gjenialitet, më mirë të jesh shumë qesharak sesa i mërzitshëm.
Natalie Wood ka qenë në qendër të vëmendjes që kur ishte e vogël. Ajo ka interpretuar në filma si “West Side Story”, “Rebel Without a Cause”, etj. Në moshën 43-vjeçare, ajo vdiq gjatë një udhëtimi në ishullin Santa Catalina.
Elizabeth Taylor lindi në Angli dhe u zhvendos në Kaliforni gjatë Luftës së Dytë Botërore. E ëma i thoshte gjithmonë, se ajo duhet të ishte pjesë e kinemasë, sikurse më vonë u bë një yll i Hollivudit dhe aktiviste.
Michelle Pfeiffer arriti kulmin e karrierës së saj në vitet ‘80 dhe ‘90. Ajo ishte një aktore e mrekullueshme! Edhe pse asaj i jepnin vetëm role të vajzave të bukura, ajo e tregoi aftësinë e saj në filmin “Scarface”.
Julie Gibson: A mund të besoni se ajo debutoi, mbi 80 vjet më parë? Karriera e saj, arriti kulmin në vitet 40.
Jo shumë njerëz e dinë, që Charlize Theron u rrit në fermë! Kur Theron ishte 15 vjeç, nëna e saj vrau babanë e aktores, për vetëmbrojtje.
Raquel Welch u bë e njohur, kur debutoi me bikini në “One Million Years B.C”.
Rita Hayworth ka qenë gjithmonë një performuese. Ajo ishte një kërcimtare në New York, para se të transferohej në Kaliforni me familjen e saj. Në vitet 40 ajo mori role serioze. Në 1987, u nda nga jeta.
Ursula Andress u bë e njohur, si vajza e parë e Bondit, kur luajti me Dr. No. Ajo, më vonë modeloi shpesh herë për revistën “Playboy”. Kur u pyet se pse bënte foto nudo, ajo u përgjigj: E bëj sepse jam e bukur.
Catherine Deneuve u bë e famshme në skenën ndërkombëtare, kur luajti në “Les Parapluies de Cherbourg”. Ajo ka luajtur në shumë filma.
Ann-Margret Olsson ishte shumë e suksesshme gjatë viteve ’60 -’70. Ajo vazhdon të ndikojë në Hollivud edhe sot e kësaj dite!
Vivien Leigh ishte një grua e talentuar, bukuria e të cilës, shpesh linte në hije aftësitë e saj aktoriale. Ajo vdiq në vitin 1967, pas një lufte të gjatë me tuberkulozin.
Ava Gardner vinte nga Karolina e Jugut dhe dhe mendonte se ‘MGM’ nuk do ta kuptonin. Por, ata firmosën kontratën me të. Tragjikisht, aktorja vdiq nga pneumonia, më 1990.
Hedy Lamarr ishte një person shumë interesant. Ajo ishte gruaja e parë, që tregoi orgazmën femërore në një film.
Në vitin 1969, bukuroshja Sharon Tate vdiq në familjen Manson. Tragjikisht, ajo ishte 8-muajshe shtatzënë, në atë kohë.
Ingrid Bergman u bë e famshme kur luajti në “Casablanca”. Anatole Litvak, tha: Pavarësisht të gjitha telasheve të saj, ajo mbajti bindjen se i kishte qëndruar besnike vetvetes.
Në 1980, ylli francez Sophie Marceau bëri emër duke punuar në “La Boum”. Ajo ishte shumë modeste dhe njëherë është shprehur: Unë, kurrë nuk kam qenë me të vërtetë e bukur. Jam fotozhenike…
Isabella Rossellini është fëmija i Ingrid Bergman dhe Roberto Rossellini-t. Ajo ishte jo vetëm aktore, por edhe modele.
Ajo filloi të modelonte, kur ishte në kolegj. Në vitin 1994, Aishwarya Rai Bachchan fitoi konkursin e “Miss World”.
A e dini se Brigitte Bardot, ishte balerinë para se të bëhej modele? Ajo njihet gjithashtu, si aktiviste për të drejtat e kafshëve.
Nëse keni dëgjuar për të, duhet të jetë sepse Barbara Eden, ishte ylli i “I Dream of Jeannie”.
Elizabeth Hurley ishte zëdhënëse e “Estée Lauder” edhe pse nuk ishte modele para kësaj.
Anita Ekberg, jo vetëm luajti në filmat amerikanë, por bashkëpunoi në filma evropianë në të kaluarën. Më 1950, ajo hyri në konkurset “Miss Malmö” dhe “Miss Suedia”. Një vit më pas, ajo u bashkua me “Miss Universe”!
Lauren Bacall është e njohur për pamjen joshëse dhe zërin unik. Para se të aktronte, ajo modeloi për revista si: “Vogue”, “Harper’s Bazaar” etj.