MENU
klinika

Radhë të gjata

Fundjava rikthen trafikun e rënduar në bregdet

05.07.2020 - 13:48

Edhe pse kushtet atmosferike gjatë kësaj fundjave nuk ishin shumë të favorshme për plazh, sërish një numër i madh pushuesish iu drejtuan bregdetit për të kaluar këto ditë pushim.

Radhë të gjatë makinash janë krijuar në aksin rrugor Vlorë-Llogora, kjo edhe për shkak të reshjeve të shiut që përfshinë qytetin bregdetar.

Situata më problematike raportohet në zonën e Radhimës.

Qindra qytetarë vijojnë të qëndrojnë në trafik edhe pse policia ka ndërmarrë masa për mbarëvajtjen e sezonit turistik dhe shmangien e situatave të tilla.