MENU
klinika

Kara Ahmed Pasha

Gjenerali shqiptar i Sulejmanit të Madhërishëm…

22.07.2020 - 06:29

Kara Ahmed Pasha ishte një nga vezirët e Perandorisë Osmane. Ai shëbeu jo vetëm si politikan në administratën osmane por gjithashtu shfaqi një profesionalizëm të spikatur ushtarak në ushtrinë e Sulejmanit të Madhërishëm. Nga oborri mbretëror doli me gradën aga, e më pas u bë aga i jeniçerëve dhe bejlerëve të Rumelisë.

Ndër fitoret e tij më të spikatura ushtarake mund të përmendim pushtimin e Gjeorgjisë, rrethimi i Temishvarit dhe shkatërrimi i ushtrisë së shahut Tahmasib, në kufirin e Iranit dhe s’fundmi nënshtroi kurdët në 1552.

Ia vlen të pëmendet edhe si një fakt interesant se ai kishte krushqi me Sulltan Sulejmanin I të Madhërishëm. Pasi Ahmed Pasha kishte marrë për grua, motrën e sulltanit, Sulltaneshë Fatimën.

Gjatë fushatës së 11-të ushtarake të Perandorisë Osmane, e cila kishte zgjatur nga marsi i vitit 1548 e deri më 21 dhjetor të vitit 1549, osmanët ndëmorën një ofensivë të madhe.

Caku i kësaj fushate ishte Irani. Ushtria perandorake osmane udhëhiqej nga shqiptari Kara Ahmed Pashai, i cili atëbotë ishte në detyrën e vezirit të tretë.

Forcat osmane dëpërtuan në hapësirat gjeorgjiane në gusht të vitit 1549 dhe arritën të pushtojnë brenda disa muajve mbi 40 kështjella, në mesin e të cilave gjendeshin ato të Akçaklas, Tortumit e Livanas. Pastaj të gjitha ato i administruan në sanxhaqe të veçanta.

Ndërkaq, duke mos qënë i kënaqur me rendimentin e kësaj fushate, Sulejmani i Madhërishëm vendosi ta ndërpresë fushatën dhe e urdhëoi Kara Ahmed Pashën të kthehej në kryeqytet. Pas takimit të Sulejmanit me ushtrinë e Kara Ahmed Pashës në Diyarkabir, ata mbërrijnë në Stamboll më 21 dhjetor të vitit 1549.

Beteja e osmanëve me gjeorgjianët gjatë fushatës së Iranit përjetëson vizualisht sukseset e Kara Ahmed Pashës në pushtimin e një numri aq të madh kështjellash, në mesin e të cilave u gjend edhe ajo e Akaçakalas, e cila është skenë beteje në pikturën e mëposhtme.

Gjatë aktivitetit të tij të mëvonshëm ushtarak, në vitit 1552, shqiptari Kara Ahmed Pasha ndërmori disa sulme të fuqishme. Ai pushtoi Temivisharin e Lipvën dhe rrethoi Erlaun.

Por ai vit do t’i sillte  një detyre të re gjeneralin shqiptar. Kështu, në prill të 1552, Kara Ahmed Pasha zëvendësoi Sokollu Mehmed Pashën në postin e komandantit të përgjithshëm të fushatës së Transilvanisë. Ai nxitueshëm ndërmori rrethimin e Temishvarit dhe së shpëjt e pushtoi atë.

Temishvari humbi statusin formal të një qyteti gjysmë të pavarur vasal dhe do të shpallet qytet i sunduar nga beylerbeyi-kryekomandanti.

Për sukseset e tij në pushtimin e territoreve të reja në Ballkanin lindor, Kara Ahmed Pasha që vitin e ardhshëm, më 1553, do të shpallet sadriazem (kryeministër).

Në pikturën e mëposhtme na paraqitet Temishvari i mbojtur fuqimisht me ushtarë dhe topa gjë që tregon se pushtimi i këtij fortifikimi nuk ka qënë gjë e lehtë…, ndërsa më poshtë paraqiten ushtarët osmanë me liderin e tyre krenar. Në anën e djathtë të tablosë një delil (kalorës) shpon me shtizë të gjatë një ushtar të amikut.

Rrethimi i Temishvarit.

Lavdia e tij do të shuhej shpejt, në kulmin e karrierës së tij, për shkak të disa intrigave.

Një ditë ai po nisej drejt Sulltanit, papritmas u rrëmbye dhe para sallës së divanit (këshilli i ministrave) u vra. Asyetimi zyrtar që dha Sulltani për vasjen e tij nuk ishte bindës.

Titullin e vezirit e mori Rrustem Pasha i cili ishte dhëndër i Sulltanit. Kjo ishte bërë me kërkesë të bashkëshortes së Sulltanit e cila dëshironte që vezir të vinte dhëndri i saj.

Gjatë dy viteve shërbimi si vezir (1553-1555) dhe gjithë ato vite të lavdishme si komandant ushtarak Kara Ahmed Pasha kishte qënë i drejtë, fetar dhe i mençur. Në Topkapi është një xhami e cila është ndërtuar pas vdekjes së tij, natyrisht me propozimin e tij.

 Referenca: Sipas Enciklopedisë së Sami Fashërit, Stamboll 1889.