MENU
klinika

Pasioni për skuadrën

Gjetja unike, shohin ndeshjen të hipur në vinça

23.07.2020 - 15:42

Për shkak të shpërthimit të pandemisë Koronavirus, tifozëve në shumë shtete iu është ndaluar të shkojnë në stadiume, në mënyrë që të mos rrezikohet edhe më tepër përhapja e Koronavirusit.

Megjithatë, pavarësisht se nuk iu lejohet të jenë të pranishëm në stadium, tifozët e skuadrës polake të Lublinit, kanë gjetur një mënyrë të veçantë për të ndjekur nga afër skuadrën e tyre.

Tifozët për ndeshjen e ekipit të tyre të zemrës, morën me qira vinça që bashkia i përdor për ndriçimin dhe i vendosën ata jashtë stadiumit për të ndjekur skuadrën e tyre të zemrës. Kjo ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, sa ka filluar të bëjë xhiron në rrjetet sociale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN