MENU
klinika

Pas rritjes së rasteve me COVID-19

Greqi/ Mbyllen kufijtë me Serbinë

06.07.2020 - 07:24

Greqia njoftoi sot se do të mbyllë zyrtarisht kufijtë për të gjithë shtetasit e Serbisë deri më 15 korrik për shkak të rritjes së numrit të kontaminimeve me COVID-19 në këtë vend.

Serbia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në kryeqytetin e saj Beograd për shkak të rritjes më të madhe të numrit të rasteve me koronavirus që prej muajit prill.

“Greqia e mori këtë vendim pasi analizoi të dhënat epidemiologjike”, theksoi zëdhënësja e qeverisë greke Aristotelia Peloni.

Greqia, që ka regjistruar më pak se 200 të vdekur nga COVID-19, ndërmori një fushatë për të stimuluar turizmin, që përbën një të katërtën e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Pas mbërritjes së tyre, udhëtarët merrnin një barkod pas plotësimit të një pyetsori që u kërkonte veçanërisht vendin e tyre të origjinës dhe vendet që kishin vizituar dy javët e fundit.

Rreth 6 000 teste janë kryer çdo ditë tek udhëtarët që kanë hyrë në vend.

Rritet papunësia, më e theksuar tek të rinjtë

Shifrat: Përsëritet “kriza greke”?

Lajm i mirë për punëtorët sezonalë

Greqia/ Leja e qëndrimit shtyhet me 90 ditë

Skanim shqiptarëve në Kakavijë

Greqia bën 2000 teste për Covid-19 në 24 orë

Mbyllet gjatë natës pika kufitare

Greqia rikthen karantinën për shqiptarët