17.07.2020 - 12:35
Detaje të planit më të ri të SpaceX ‘Starlink’ tashmë janë bërë publike.
Dihet se Elon Musk po punon prej kohësh me dërgimin e shumë satelitëve në hapësirë me qëllim dërgimin e internetit në shtëpi anë e mbanë globit.
Tashmë pajisja ka marrë miratimin dhe njerëzit e parë do të fillojnë ta përdorin atë në javët që vijnë.
Ata do të pajisen me një dekoder që do tu mundësojë përdorimin e internetit.
Sipas Elon Musk, pajisja ka aftësinë të përshatet automatikisht në mënyrë që të jetë sa më drejtë me satelitin.
Pajisja nuk ka nevojë të instalohet nga ekspertë, por mjafton të ketë një pamje të qartë të qiellit.