MENU
klinika

Janë 3,614 të shëruar

Kërcëohet Kosova, 2,902 raste aktive me COVID-19

25.07.2020 - 08:32

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar dje se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 494 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 213 raste pozitive.

Sipas Institutit, numri total i rasteve pozitive është 6,680 raste nga 33,289 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 164 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 109 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3,614 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2,902.

Rastet pozitive janë nga komuna e Prishtinës 80 raste, komuna e Prizrenit 17 raste, komuna e Ferizajt 15 raste, komuna e Gjilanit 14 raste, komuna e Podujevës 12 raste, komuna e Drenasit 11 raste, komuna e Fushë Kosovës 9 raste, komuna e Mitrovicës 7 raste, komuna e Suharekës 7 raste, komuna e Lipjanit 6 raste, komuna e Pejës 6 raste, komuna e Vitisë 6 raste, komuna e Vushtrrisë 5 raste, komuna e Skenderajt 4 raste, komuna e Deçanit 3 raste, komuna e Malishevës 3 raste, kurse nga 2 raste komunat: Dragash, Kamenicë, Klinë dhe nga 1 rast Obiliq dhe Shtime.