MENU
klinika

“Sharp Eagle”

Kinë, prodhojnë energji nga valët e detit

04.07.2020 - 16:40

Nevoja për burime alternative të energjisë ka shtyrë laboratorët e vendeve më të zhvilluara në botë të gjejnë zgjidhje teknologjike gjithmonë më të avancuara.

Vecanërisht për një vend të mbipopulluar dhe sasi të kufizuara gazi dhe nafte, kjo po shndërrohet në një domosdoshmëri. Atëherë nuk habit fakti që pikërisht ata po interesohen gjithmonë e më shumë për krijimin e energjisë nga valët e detit.

Disa ditë më parë në Guanzhu u përurua konvertitori më i madh i energjisë nga ky burim i veçantë.

Bëhet fjalë për projektin “Sharp Eagle”, që sipas Institutit të Energjisë Alternative kineze do të prodhojë nga valët e detit rreth 500 Kilowatt, të mjaftueshëm për të furnizuar me energji ishullin e Dawanshan, ku do të vihet në funksion.

Suksesi i Sharp Eagle do të mundësonte ndërtimin e impianteve gjithmonë më të mëdha, duke prodhuar një energji të pastër dhe të rinovueshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja çfarë po planifikon një kompani në Kaliforni

Këta robotë do të bëjnë gërmime në Hënë dhe Mars