MENU
klinika

Bilanci i pandemisë COVID-19 në botë

Koronavirusi numëron çdo ditë viktima të reja

04.07.2020 - 15:42

Pandemia e koronavirusit të ri ka shkaktuar të paktën 526 663 të vdekur në botë, që prej shfaqjes në Kinë në muajin dhjetor, sipas të dhënave zyrtare. Më shumë se 11 103 630 raste me COVID-19 janë diagnostikuar zyrtarisht në 196 vende dhe territore që prej fillimit të epidemisë, prej të cilave 5 715 100 janë konsideruar sot si të shëruar. Ky numër i rasteve të diagnostikuara nuk reflekton numrin real të kontaminimeve pasi shumë vende testojnë vetëm rastet që kanë nevojë për shërbim spitalor.

SHBA-ja, që ka regjistruar të vdekurin e parë nga koronavirusi në fillim të shkurtit, është vendi më i prekur në botë për nga numri i të vdekurve dhe rasteve me 129 437 vdekje për 2 795 163 raste. Të paktën 790 404 persona janë konsideruar të shëruar nga autoritetet amerikane.Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë Brazili me 63 174 të vdekur për 1 539 081 raste, Britania e Madhe me 44 131 të vdekur për 84 276 raste, Italia me 34 833 të vdekur për 241 184 raste dhe Franca me 29 893 të vdekur për 203 367 raste.

Kina, pa territoret e Hong Kongut dhe Makaos, ku filloi epidemia në fund të dhjetorit, numëron në total 83 545 raste, 3 raste të reja të premten dhe të shtunën, prej të cilëve 4 634 të vdekur dhe 78 509 të shëruar.

Europa regjistroi sot në orën 11:00 GMT, 198 878 të vdekur për 2 706 195 raste, SHBA-ja dhe Kanadaja 138 147 të vdekur për 2 900 189 raste, Amerika Latine dhe Karaibet 124 327 të vdekur për 2 804 894 raste, Azia 36 998 të vdekur për 1 431 419 raste, Lindja e Mesme 17 289 të vdekur për 801 681 raste, Afrika 10 891 të vdekur për 449 376 raste dhe Oqeania 133 të vdekur për 9 882 raste.