MENU
klinika

Çfarë tregojnë shifrat?

Kredia për prona dominon huanë tek individët

05.07.2020 - 16:25

Kredia për prona është gjithnjë e më dominuese në portofolin e huasë bankare. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se kredia për investime për pasuri të paluajtshme dhënë individëve zinte pothuajse 22% të portofolit të kredisë bankare.

Në vlerë, kredia që familjet shqiptare kanë marrë në banka për të blerë banesa kishte vlerën e 117 miliardë lekëve ose gati 940 milionë eurove. Vitin e kaluar ky portofol u rrit me më shumë se 8%.

Produkti i dytë më i rëndësishëm për nga pesha është sërish kredia për pasuri të paluajtshme dhënë në segmentin e bizneseve. Ajo përbënte pothuajse 17% të totalit të kredisë bankare në fund të vitit të kaluar. Në vlerë, ky portofol arriti në rreth 90 miliardë lekë ose 725 milionë euro. Për vitin e kaluar, kredia në këtë segment u rrit me 7%.

Sipas qëllimit, grupi i tretë më i rëndësishëm është ai i investimit për blerje pajisjesh nga bizneset, me rreth 16.6% të totalit ose rreth 88 miliardë lekë.

Këto shifra tregojnë se vitet e fundit kredia bankare ka qenë kryesisht e orientuar drejt financimit të investimeve, qoftë nga familjet, qoftë nga bizneset.

Ndërsa e ndarë sipas kategorive të klientëve, edhe vitin e kaluar huadhënia ishte ndjeshëm më e mirë tek individët. Portofoli i kredisë së individëve u rrit me 10% dhe arriti në 186.5 miliardë lekë.

Megjithëse tregu i huasë për individë dominohet nga kredia për blerje banesash, vitin e kaluar rritja më e lartë u regjistrua tek kreditë konsumatore për blerjen e mallrave jo të qëndrueshme. Ky portofol u rrit me 25% gjatë vitit 2019, çka tregon se huaja ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbështetjen e konsumit privat në ekonomi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ç'po e pengon kreditimin në Shqipëri?

Banka Qendrore Europiane “shuplakë” Shqipërisë


Kostot e prodhimit të produkteve po rriten më ngadalë

Si pritet të jenë çmimet për festa?

Lehtësohen lejet e ndërtimit në fshat

Detaje nga projektligji i qeverisë për faljen e gjobave

Balluku zbulon objektivin për 2025-ën

10 milionë pasagjerë brenda vitit në Rinas

Dhjetëra njësi administrative pa fëmijë

Si po shuhet Jugu i vendit! Popullsia, drejt plakjes