MENU
klinika

Statistikat

82% e huamarrësve deklarojnë se kësti i kredisë s’ka ndryshuar

11.10.2019 - 21:12

Shumica e familjeve huamarrëse (82%) deklarojnë që kësti i huasë nuk ka ndryshuar gjatë gjashtëmujorit të vrojtuar.

Banka e Shqipërisë publikoi të dhënat e studim vrojtimit të realizuar mbi gjendjen financiare dhe huamarrjen e familjeve në 6 mujorin e parë të vitit 2019, ku thekson se “18% e pjesës tjetër të përgjigjeve tregon për një rënie të këstit të kredisë gjatë periudhës dhe me rritëm më të theksuar krahasuar me periudhën e kaluar”.

Rreth 61% e familjeve huamarrëse deklarojnë se aftësia e tyre paguese nuk ka ndryshuar, ndërsa balanca neto e pjesës tjetër të përgjigjeve rezulton në përmirësim të aftësisë
së tyre paguese, si në terma gjashtëmujorë, ashtu edhe në terma vjetorë.

Për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2019, rreth 78% e familjeve nuk presin ndryshim të aftësisë së tyre paguese. Ndërkohë që rreth 98% e familjeve (total i kampionit të intervistuar) zotërojnë
1-2 prona të patundshme, kryesisht shtëpi banimi dhe kjo peshë është rritur me 2% krahasuar me vrojtimin e kaluar; 2% deklarojnë se zotërojnë më shumë së 2 prona të patundshme, (shtëpi dhe tokë/dyqan etj.), dhe 1% kanë deklaruar se nuk zotërojnë asnjë pronë.

Në grupin e familjeve që kanë deklaruar pasuri financiare, rezulton se depozitat dhe/ose llogaritë bankare vijojnë të mbeten lloji kryesor i investimit financiar si në rastin e totalit të familjeve (67% e rasteve) dhe në rastin e familjeve huamarrëse (80% e rasteve).

Këto pesha kanë rezultuar në rritje krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar, por kanë mbetur nën vlerat e një viti më parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


BSH: Duhen forma të tjera

Bankat kanë fshirë 51 mld lekë kredi