21.07.2020 - 07:17
Ardian Kola, kreu i Kadastrës së Sarandës ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme pas më shumë se 1 viti në krye të saj.
Kola është njëkohësisht kryetar i PS-së në Sarandë, në mandatin e dytë. Kjo dorëheqje e cila vjen disa muaj para zgjedhjeve parlamentare të 2021, mendohet se ka ardhur për shkak të përgatitjeve pikërisht me zgjedhjet.
Tani Kola do të angazhohet tërësisht në fushatën elektorale të PS-së me synim fitoren dhe sigurimin e një mandati të tretë.
Nuk dihet ende se kush do e zëvendësojë Kolën në drejtimin e Kadastrës së Sarandës.