MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Kur është e nevojshme ndërhyrja kirurgjikale për hernien diskale?

15.07.2020 - 10:53

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Kur është e nevojshme ndërhyrja kirurgjikale për hernien diskale?

Përgjigjet mjeku: Kryesisht, kriteret për operacion janë të ndryshme dhe kanë evoluar në kohë. Kanë evoluar në daljen e ekzaminimeve të rëndësishme, siç janë skaneri dhe rezonanca. Por ato që janë kritere absolute për operacion, janë ato raste që shkaktojnë paralizë. Ato duhen bërë sa më shpejt, sepse nëse ndodh paraliza, është shumë e vështirë për t’u rikthyer. Këto janë raste që nuk duhen diskutur për operacion.

Rastet e tjera duhen diskutuar. Janë kryesisht rastet që nuk kanë dhënë dëmtime neurologjike, që nuk kanë dhënë paraliza të këmbës apo të një lëvizje, pra, nuk ngre dot gishtin e madh lart, nuk e shkel dot këmbën etj. Nëse këto kanë ndodhur dhe brenda një kohë të shkurtër duhet të bëhet operacion, nëse këto nuk kanë ndodhur dhe tek ankesat e të sëmurit dominon vetëm dhimbja pa dhënë defiçite neurologjike, atëherë vlen që të diskutohet me të sëmurin.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.