MENU
klinika

Në “MozzArt” s’kishte si të mungonte Loredana

“Kur jena bashkë s’mujna me kon t’kthym!”

31.07.2020 - 12:06

Pak pasi ora shënoi 00:00, Mozzik publikoi albumin e tij të titulluar “MozzArt”, që përmban 20 këngë dhe deri tani po bën goxha bujë dhe është pritur shumë mirë nga fansat.

Ndër të tjera, kënga që tërhoqi më shumë vëmendje është ajo që reperi ia dedikon të bijës, e titulluar “Hana”, ku ka shpalosur të gjitha ndjesitë e të qenurit baba dhe dashurinë që gëzon për të voglën e tij.

E në këtë këngë nuk kishte si të mungonte Loredana, që i dha jetë frytit të tyre të dashurisë. Mozzik shkruan për shqetësimet e para që reperja ka patur në fillim të shtatzënisë dhe ndër të tjera thotë se në ato momente ndodhej në Dusseldorf dhe nuk e dinte ku ishte spitali.

“Fillun do net sun flejsha pi maraki se nana jote, kishke dhimbje barku. Thojsha me t’gjet najsen vetes s’ja fali qellum n’Dusseldorf, se disha as ku o spitali “Mozz, shum bre barki pom rrin i frym”. Shtriju jet qetsohu, e merr mir shume frym Kur jena bashk s’mujna me kon t’kthym Kur jena bashk funksionojna sikur rrym”.

Më tej, Mozzik ka përjetësuar në këngë edhe momentin kur Loredana i ka treguar se do bëhen prindër e të dy e kanë pritur lajmin me lot gëzimi, moment ky që u ndryshoi jetën.

“Shkum n’barnatore sum kallxoj as qka ka ble. Ja lexova ftyren, ja nisi tu u zbeh. Tu mos menu isha kon dul pi banjo Lori, m’tregoj qe osht shtatzon. Dyt tu kajt tu mos dit hiq qa ndrroj Perendia na dhuroj e na gzoj.”

Po ashtu, reperi i sukseshëm i thotë Hanës se ndoshta nuk ka qenë baba perfekt, por zotohet se do jetë pranë saj dhe nuk e lejojë që të vuajë, siç ka vuajtur ai në fëmijëri.

“Ndoshta ska me kon bab perfekt, ndoshta najher ka met lon vet. Pse kjo jet per mu su kon hiq leht veq s’kom qare pa ti siguru lekt S’du kur t’lypsh diqka me t’thon skom.”

Kujtojmë se Mozzik ka thënë në një intervistë disa kohë më parë se këngën e ka shkruar gjatë shtatzënisë së Loredanës dhe në muajit e parë pasi Hana erdhi në jetë,e pavarësisht të gjitha ndodhive ai nuk e ka ndryshuar atë e as nuk e ka hequr nga albumi.

Albumi ende nuk gjendet në You Tube në vendin tonë, megjithatë ju mund ta dëgjoni atë në të gjitha platformat e tilla, si Spotify, Tidal, Deezer, Gaana, Apple music.

Ndërkohë, vlen të veçohet edhe bashkëpunini i dytë i Mozzik me Kidën i titulluar “Kërkun” dhe bashkëpunimi i tij me të vëllain, Getinjo, për këngën “Sirena”.