Komunikimi vjen në të gjitha format. Ditëve të fundit, gjuha e shkruar është mënyra se si ne komunikojmë me njëri-tjetrin, por nëse kthehemi në kohë, njerëzit kanë përdorur imazhe për të komunikuar me njëri-tjetrin.
Njëra nga metodat që ishte më e përdorur, për të cilën shumica mund të dinë, ishte forma e përdorimit të hieroglifëve nga egjiptianët.
Sikur te shumica e gjuhëve, përveç nëse e flisni gjuhën, nuk do ta kuptonit se çfarë po shkruhej. Google, e ka një “Google Translate” për këtë dhe tani gjiganti i kërkimit ka lansuar një vegël të re të quajtur “Fabricius”, që ka aftësinë të dekodojë hieroglifët duke përdorur algoritmet kompjuterike.
Sipas Googlet, “deri më tani, ekspertët duhej të gërmonin direkt nëpër libra e libra për të përkthyer dhe deshifruar gjuhën e lashtë – një proces që ka mbetur praktikisht i pandryshuar për më shumë se dy shekuj. Fabricius, përfshin veglën e parë digjitale – e cila po ashtu llogaritet si një burim i hapur për të mbështetur zhvillimet e mëtejshme në studimin e gjuhëve antike – që dekodojnë hieroglifët egjiptiane të ndërtuara në algoritmet kompjuterike”.
Ky aplikacion i ri i Googlet, vjen me disa opsione, të tilla si: “Learn” – që ju shfaq një përshkrim të shkurtër të hieroglifit; si dhe “Play” – që i lejon përdoruesit të krijojnë mesazhet e tyre duke përdorur hieroglifët, për të cilat Google thotë se nuk do të jenë shumë të sakta por të paktën mund të jenë një mënyrë argëtuese për t’u dërguar mesazhe miqve.