MENU
klinika

532 minuta pa pësuar gol

Laroshi, portieri cërrikas në gjurmët e Alban Hoxhës

20.07.2020 - 19:15

Turbina e Cërrikut këtë sezon po lufton për mbijetesë, teksa në ndeshjen e fundit mposhti pikërisht Elbasanin, në të ashtquajturën derbi. Cërrikasit janë mbështetur në lojtarët e rinj me perspektivë.

Një nga këta është dhe portieri titullar vendas Vokli Laroshi. Vetëm 18 vjec, është në një formë të shkëlqyer dhe në 532 minuta radhazi nuk pësoi gol, më saktë në rreth 6 ndeshje.

Kjo gjë ka gëzuar së tepërmi vetë Laroshin, por dhe të gjithë stafin drejtues të Turbinës. Gardiani cërrikas ka të ardhme të madhe, është cilësor dhe jo thjesht rastësi. Ai ka luajtur një rol kryesor tek ekipi i verdhë, duke qenë deciziv në këtë kampionat.

Kur kanë ngelur edhe dy takime deri në fund të kampionatit, Vokli Laroshi ka premtuar ta ruajë të pa prekur katërkëndorin cërrikas deri në fund të sezonit. Jo vetëm kaq, por Laroshi do bëjë c’është e mundur për ta shpëtuar skuadrën e tij nga rënia.

Ekipi cërrikas ka nxjerrë portierë cilësorë dhe Laroshi do kërkojë të ecë në gjurmët e kapitenit të Partizanit, Alban Hoxha. Synimi më i madhë i portierit me të ardhme Vokli Laroshi është të jetë pjesë e kombëtareve së Shqipërisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN