MENU
klinika

Kategoria e Parë

Elbasani humb derbin dhe rrezikon rënien

19.07.2020 - 19:16

Mbyllen ndeshjet e javës së 8-të të “play-out” në Grupin B dhe vetëm Orikumi ka hedhur një hap drejt mbijetesës edhe pa ndeshje shtesë me fitoren e sotme në Burrel, ku ka qenë mysafir dhe është ndeshur me Shënkollin që ka rënë në Kategorinë e Dytë.

Ndërkohë që vijon gara për mbijetesë dhe në garë janë Iliria, Devolli, Elbasani e Turbina, të katërta duan që të shmangin edhe rënien direkt edhe “play-out” duke qenë se janë edhe gjashtë pikë në lojë dhe diferenca nuk është më shumë se 2 pikë.

Grupi B (Play-Out)

Shënkolli-Oriku     1-3

K.Kryemadhi 93′ (11-m) / D.Bocaj 13′, N.Xhelili 39; N.Xhelili 76′

Iliria-Devolli          2-1

Pasha 45′ (11-m), Gjini 90’ / Ivani 44′

Turbina-Elbasani 3-2

Peqini 49′ 59’Malaj 73 / Piku 82′, Nuri 90′