MENU
klinika

Grumbullimi në Shkodër

Lista e 17-vjeçarëve kuqezinj për 2 miqësore

14.07.2020 - 12:41

 

Kombëtarja shqiptare U-17 e drejtuar nga trajneri Elvin Beqiri ka filluar grumbullimin dhe seancat stërvitore në qytetin e Shkodrës. Skuadra kombëtare U-17 do të ndjekë një program stërvitor prej katër ditësh në datat 14-17 korrik 2020.

Janë të planifikuar edhe 2 sfida miqësore, me Vllazninë U-17 dhe Shënkollin U-17. Ky grumbullim do t’i shërbejë teknikut Beqiri për t’u njohur me lojtarët e rinj si edhe për të parë nga afër gjendjen e tyre.

Stafi teknik i Kombëtares U-17 ka thirrur 24 futbollistë në këtë grumbullim. Këto grumbullime dhe miqësore në Shqipëri bëhen për të mbajtur në tonus ekipin, në mungesë të ndeshjeve ndërkombëtare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN