MENU
klinika

Ata duhet të reagojnë për veprimet e Erdoganit

Makroni kërkon “luftë”, Merkeli diplomaci!

31.07.2020 - 10:00

Problemi në Egje midis Turqisë dhe Greqisë aktualisht është transferuar në Mesdheun Lindor.

Në zemër të problemit janë zbulime të hidrokarbureve në Mesdhe që nga fillimi i viteve 2000, si dhe mosmarrëveshja për Qipron.

Me to, synohet transferimi i gazit nga Mesdheu Lindor në tregjet evropiane përmes Turqisë me tubacion. Kjo mundësi, megjithatë, humbi për shkak të problemeve politike të Turqisë me Izraelin dhe Egjiptin.

Duke mos dashur të punojë së bashku me qipriotët turq, administrata qipriote Greke u bashkua me Egjiptin, Izraelin dhe Greqinë për të transportuar gazin përmes Greqisë dhe Italisë, si pjesë e një projekti të quajtur tubacioni East Med. Ishte një projekt jashtëzakonisht i kushtueshëm, por rënia e tanishme e çmimeve të naftës dhe gazit natyror e ka bërë më tej atë të padobishëm ekonomikisht.

Projekti ka ngritur kambanat e alarmit në Turqi, sepse nëse projekti do të avancuar, kjo do të nënkuptojë pranimin e Turqisë që Qiproja, si dhe ishujt Grekë të Kretës dhe Kastellorizo, të kenë saktësisht të njëjtat zona detare si kontinenti Grek.

Shumë ekspertë turq besojnë se Turqia, e preokupuar nga përparësitë e tjera, qëndronte e qetë pasi zhvillimet ndodhën në Mesdheun Lindor. Më pas, kur u kthye në realitet, Turqia ndërmori hapin e nënshkrimit të një marrëveshje të delimitimit detar me qeverinë e mbështetur nga Kombet e Bashkuara në Libi vitin e kaluar.

Planet e paralajmëruara së fundmi të Turqisë për të dërguar anijen kërkimore Oruç Reis për të kryer operacione në ujërat në jug të ishujve grekë Rodos, Karpathos dhe Kastellorizo, së bashku me reagimin e mëpasshëm të Greqisë, e kanë çuar situatën në prag të një krize.

Lajmi i keq është se problemi i kufirit detar në Egje tani po shtrihet edhe në Mesdheun Lindor.

Turqia vendosi të pezullojë aktivitetet e saj të eksplorimit rreth ishujve Grekë, si një gjest i vullnetit të mirë dhe t’i japë një shans përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për politikat e jashtme dhe të sigurisë, Josep Borrell, dhe përpjekjet e tij diplomatike për të gjetur një zgjidhje që do të jetë e pranueshme për të gjithë.

A mund të përsëritet situate në Egje edhe në Mesdheun Lindor? Përgjigja do të varet shumë nga Greqia dhe aftësia e saj për të ndikuar në Qipron Greke.

Që nga afrimi midis Athinës dhe Ankarasë që filloi në 1999, Greqia ka qenë përfituesi neto i mbajtjes së Turqisë në orbitën e BE-së, si dhe mbajtja e problemeve BE-Turqi jashtë marrëdhënieve Greko-Turqi.

Si rezultat, marrëdhëniet ekonomike kanë lulëzuar, ndërsa rritja e turizmit ka ndihmuar në prishjen e akullit midis dy kombeve.

Qiproja Greke, nga ana tjetër, vendosi veton në fillimin e bisedimeve për negociatat e pranimit. Por pengesat greke qipriote jo vetëm që nuk arritën ta detyrojnë Turqinë të ndryshonte politikisht, por gjithashtu i dha fund ndikimit të Brukselit ndaj Ankarasë.

Në fund të fundit, disa përfshirje evropiane nuk i kanë sjellë sukses Greqisë; por ka shkaktuar telashe shtesë në një rajon tashmë të paqëndrueshëm.

Greqia do të duhet të trajtojë dy sfida: Qipron Greke dhe rrymat luhatëse në Bashkimin Evropian.

Franca dëshiron reagim të ashpër kundër Turqisë, Gjermania dëshiron të përdorë diplomacinë.

Fakti që Greqia ka zgjedhur aktualisht diplomacinë është një shenjë inkurajuese.

Greqia duhet ta ketë kuptuar gjestin e Turqisë. Si një anëtar jo i BE-së, Turqia zakonisht nuk beson se blloku është një ndërmjetës i ndershëm.

Fakti që ajo pranoi ndërmjetësimin e BE-së dëshmon për gatishmërinë e saj për t’i dhënë përparësi një zgjidhjeje diplomatike.