MENU
klinika

“Së shpejti do ezaurojmë kapacitetet e dy spitaleve”

Manastirliu me apel të fortë: Ja çfarë kërkoj nga shqiptarët

23.07.2020 - 11:57

Me një apel të fortë, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u është drejtuar sot deputetëve e më tej gjithë shqiptarëve të zbatojnë pa asnjë hezitim mbajtjen e barrierës mbrojtëse, ose maskës, duke kujtuar se rritja e numrit të madh të të prekurve ka shtuar ngarkesën në sistemin shëndetësor.

“U bënë disa javë që në vend koronavirusi ka shtuar ngarkesën në sistemin shëndetësor për shkak të rritjes së të prekurve dhe atyre që kanë humbur jetën, jam për tju kërkuar mbështetje për të miratuar aktin normativ, e teksa e prezantoj shoh që disa nga ju maskën nuk po e mbani, e nëse ju nuk e mbani barrierën që ju mbron ju dhe kolegët, sigurisht që nuk mund të jeni shembulli më i mirë për t’u marrë, për masat që duhet të zbatojmë”– tha ajo.

Duke folur për situatën në spitale, ajo theksoi: Në dy spitalet Covid, kemi mbi 120 të shtruar dhe dhjetëra të tjerë që janë të dyshuar dhe janë të shtruar, që do të thotë që shumë shpejt do të ezaurojmë kapacitetet e dy spitaleve dhe do shtrihemi në plan për të hapur spitalin e tretë dhe të katërt, ne do të bëjmë detyrën tonë, do forcojmë kapacitetet, por a është më e mira kjo, që të hapim spitale pafund se na rriten të prekurit, apo që secili të marrë përgjegjësinë individuale të vendosë maskën dhe të ulim të gjithë së bashku riskun për infeksionin.

Duhet ta bëjmë për veten, për familjen, për mjekët dhe infermierët që janë duke punuar 24 në 7 për të shpëtuar jetë, për ata që janë duke sakrifikuar, sepse sa më herët të zbatojmë masat mbrojtëse, nuk është sakrificë, duhet të kthehet në rutinë ashtu si vishemi ashtu të vëmë maskën, në normalitetin e ri, nuk do jemi më ashtu si ishim derisa vaksina të na garantojë kthimin në normalitet’- tha ajo.