MENU
klinika

“Po forcojmë kapacitete dhe në terapi intensive”

Manastirliu tek ‘Shefqet Ndroqi’: Nisin përgatitjet për ta kthyer në COVID2

13.07.2020 - 15:20

Teksa shifrat e të prekurve me COVID-19 janë rritur ndjeshëm në vendin tonë, në spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, ku kanë nisur përgatitjet për t’u kthyer në spital COVID2.

Ky fakt është konfirmuar edhe nga vet ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.Kjo e fundit ka inspektuar nga afër sot këtë spital, ndërsa theksoi se MSH po forcon kapacitetet spitalore dhe në terapinë intensive, për të përballuar numrin në rritje të të prekurve

Kujtojmë se një ditë më parë, gazetari Erjon Skëndaj raportoi se “Shefqet Ndroqi” do të kthehet sërish në spital COVID2.

“Pas diskutimeve me Komitetin e Ekspertëve në Ministrinë e Shëndetësisë kemi vendosur që së shpejti, brenda pak ditësh, do të rihapim si spital COVID2, Spitalin ‘Shefqet Ndroqi’. Kemi zgjedhur të ndjekim këtë skenar, pra rihapjen e “Shefqet Ndroqnit” si spital COVID2 për disa arsye. Për arsye të kapacitetetve, të infrakstukturës të dedikuar që ky spital ka, të ekipit të specializuar që ky spital ofron dhe eksperiencës dhe ekspertizës që ka fituar edhe përgjatë fazës së parë, kur ky spital ishte i dedikuar për trajtimin e pacientëve me COVID”, tha Manastriliu.

Duke vlerësuar punën e specializuar të spitalit “Shefqet Ndroqi”, Manastirliu tha se shërbimet dhe pacientët e këtij spitali, së bashku me një pjesë të stafit do të zhvendosen në një pavion të dedikuar tek ish-Kirurgjitë në QSUT.

“Jemi duke u organizuar për të gjitha hapat që nevojiten, në mënyrë që shërbimi për pacientët që vuajnë nga sëmundje të mushkërive të mos mungojë. Ata do të trajtohen në QSUT, ku ka një kapacitet të dedikuar me një numër shtretërish të përcaktuar në ish-spitalin e kirurgjisë, për sëmundjet pneumologjike”, – tha Manastriliu.

Drejtori i Spitalit Universitar Shefqet Ndroqi, prof. Perlat Kapisyzi tha se puna e ekipit në fazën e parë tregoi se është një ekip me eksperiencë bashkëkohore në këtë spital, për trajtimin e pacientëve të prekur me COVID19. Ndërsa shefja e shërbimit të Reanimacionit, prof. Alma Cani, tha se, falë forcimit të kapaciteteve në terapinë intensive në këtë spital, do të kemi cilësi dhe trajtim bashkëkohor në shërbim të pacientëve me COVID19. Aktualisht janë duke u kryer proceset e fundit të transferimit të pacientëve dhe shërbimeve të spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” tek spitali “Nënë Tereza”, ku do të kenë pavion të dedikuar në shërbimin e ish-kirurgjisë, ndërkohë që rreth 125 shtretër në këtë srukturë do të jenë të dedikuara për pacientët me COVID19. Pas spitalit COVID2, janë në dispozicion edhe spitalet COVID3 dhe COVID4, me një kapacitet rreth 500 shtretër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"21- vjeçarja nga Durrësi i shpëton paralizës"

‘Zgjodhi të operohet në Shqipëri’, Manastirliu publikon rastin

Manastirliu tregon sesa teste do të vijnë

“Bëjmë aq sa na kërkojnë epidemiologët në terren”