MENU
klinika

Deklarata

Marrëveshje përfundimtare? Hoti befason Vuçiç

30.07.2020 - 12:35

“-Në Bruksel ka filluar nënshkrimi i marrëveshjes përfundimtare për çështjen Kosovë-Serbi.”

Ka qenë kjo deklaratë e cila e ka befasuar së fundmi presidentin serb Aleksandër Vuçiç, e më tej edhe për faktin se askush nga zyrtarët e BE-së nuk e mohoi këtë reagim.

Vuçiç tha se presionet ndaj Serbisë, për të pranuar pavarësinë e Kosovës do të jenë gjithnjë e më të mëdha.

I pyetur pse bashkësia ndërkombëtare injoron temën e të shpërngulurve serbë, presidenti Vuçiç u shpreh se që nga Kongresi i Berlinit ka shetet që kanë punuar për të shpërbërë Serbinë dhe trungun etnik të saj

“Ne-tha Vuçiç- do të përballemi me presione të shumta sepse Serbia është në një udhëkryq, jo vetëm gjeografik, por edhe një vend ku përplasen interesa të ndryshme politike të fuqive të mëdha dhe vendeve nga rajoni.”

Sipas presidentit, politika e Serbisë është të ruajë paqen dhe stabilitetin për qytetarët e saj dhe tërë rajonin, dhe kjo është arsyeja pse ne kemi pranuar që në thelb të marrim pjesë në dialogun e sponsorizuar nga BE për marrëdhëniet tona me Prishtinën, në mënyrë që të zgjidhim problemet shekullore në interesin më të mirë të serbëve dhe shqiptarëve.

Ndërkohë, Zëdhënësi i BE-së Peter Stano tha sot se një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe detyruese për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës do të jetë “gati” dhe “nënshkruar” kur të dy palët të bien dakord për të gjitha çështjet e hapura.