MENU
klinika

"Shkeljet s’mjaftojnë"

Maxhoranca voton: Ilir Meta shpëton nga shkarkimi

27.07.2020 - 12:28

Parlamenti ka votuar sot raportin hetimor të Komisionit Parlamentar për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Maxhoranca është tërhequr nga qëndrimi i saj, duke paraqitur një raport ndryshe nga opozita e re, nga ku konstatoi se shkeljet e Presidentit, Ilir Meta janë të pamjaftueshmëri për të çuar në shkarkimin e tij.

Në këtë optikë, shumica ka miratuar sot me 78 vota pro variantin e saj të raportit, ku bien akuzat ndaj Presidentit Ilir Meta.

Ndërkohë që kundër qëndrimit të maxhorancës kanë votuar 17 deputetë të Kuvendit, mes të cilëve disa deputetë të opozitës së re, të cilat kanë kërkuar që Parlamenti t’i shkojë deri në fund shkarkimit të kreut të shtetit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN