MENU
klinika

Bashkëshorti i gjyqtares del pozitiv me Covid-19

Mbyllet gjykata e Lushnjes

27.07.2020 - 10:24

Koronavirusi ka pezulluar punën në Gjykatën e Shkalles së Pare të Lushnjes.

Burime për “Panorama” bënë me dije se në testet e tamponit në 24 orët e fundit, është konfirmuar pozitiv me Covid-19, bashkeshorti i njërës prej gjyqtareve që punon në këtë gjykatë.

Për shkak të kontakteve që ajo e fundit ka pasur në punë, stafi është karantinuar dhe priten të bëhen teste për të parë nëse ka të tjerë persona pozitivë.