MENU
klinika

RENEA blindon Gjykatën e Vlorës

Jepet masa e sigurisë për Sokol Sinomatajn i njohur si ‘Buzëderri’

27.04.2024 - 12:41

RENEA ka blinduar Gjykatën e Vlorës këtë të shtunë pasi është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg” për Sokol Sinomatin.

Sokol Sinomatin u lirua nga amnistia, por vetëm 12 orë pas lirimit, ai u arrestua sërish me urdhër nga drejtësia italiane.

“U ekzekutua vendimin penal për shtetasin Sokol Sinomataj, 46 vjeç, të cilin Gjykata e Milanos, Itali, e ka dënuar me 12 vjet, 5 muaj e 26 ditë burgim, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafik ilegal i emigrantëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sokol Sinomati, i njohur ndryshe si “Buzëderri”, babai i të riut Gëzim Sinimati, i cili u ekzekutua me snajper në janar në Vlorë, atentat akoma i pazbardhur, është një nga personat që përfitoi nga amnistia penale, duke përfituar lirinë të mërkurën.

Por pak orë pas lirimit, burime bëjnë me dije se blutë e Vlorës e kanë arrestuar atë sapo ka hyrë në qytetin bregdetar. Sokol Sinomati ka qenë në shoqërinë e vëllait të tij.

Arrestimi është bërë për shkak se ndaj tij ka një vendim të drejtësisë italiane, që e ka dënuar me 12 vjet, 5 muaj e 26 ditë burgim, burg për organizatë kriminale e trafik ilegal emigrantësh.