MENU
klinika

Dërgohet në spital

Goditet efektivi i burgut të Fierit nga një person i paidentifikuar

01.05.2024 - 14:38

Një efektiv i burgut të Fierit, mbrëmjen e djeshme është goditur me një send të fortë nga shtetas i paidentifikuar.

Policia bën me dije se 64-vjeçari ka marrë dëmtime të lehta dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit.

“Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:00, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se ka goditur me send të fortë shtetasin N. D., 64 vjeç (efektiv i IEVP Fier), duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

Shtetasi N. D. po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin e Policisë.