MENU
klinika

Brataj ndan shqetësimin e madh

“Me këtë transmetim nga të rinjtë, në fund të korrikut e gushtit në spital do kemi…”

11.07.2020 - 12:11

Duke apeluar fort per mbajtjen e maskes, madje vendosjen e saj te detyrueshme, Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj tha se koronavirusi nuk do të infektojë asnjëherë 100% të popullatës.

Brataj theksoi se “Nga testet serologjike përqindja është 5.6 përqind. Edhe vendet që nuk janë hapur nuk kalojnë 10 përqind” tha ai.

Sipas Brataj “është maska ajo që mund të na mbrojë në këto momente. Ai pohoi se po punohet për të gjetur një vaksinë dhe virusi do ta ketë një fund, nuk është pa mbarim’. Sipas tij, po të zbatohen këto masa që themi për 3 javë do kemi rënie deri në 60% të infektimeve.

Nisur nga shifrat e larta te rasteve te reja, e me shumice, mosha te reja, te infektuar se fundmi, madje edhe te shtruar ne Infektiv, Brataj nenvizoi nje shqetesim te madh ne kete moment.

“Në këtë moment kemi më shumë të infektuar të rinj. Mosrespektimi i masave në këto mosha është në maksimum. Më shqetëson kjo gje, sepse këtë transmetim po e çojnë në familje, tek me te moshuarit. Në fund të korrikut dhe gushtit do të na paraqiten prindërit dhe gjyshërit e tyre, do të jetë me shumë rrezik”, tha Brataj, duke apeluar per mbajtja strikt te protokolleve, maska kudo, distance dhe higjiene.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Nëse në fund të 2 javëve do kemi 1 mijë pozitivë…"

Skënder Brataj: Ja pse s’kemi pasur më shumë se 30 të infektuar…


Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!