MENU
klinika

Përçarje të reja brenda koalicionit

Meliza Haradinaj i quan absurde masat e reja të Hotit

28.07.2020 - 11:24

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka dalë kundër propozimit për izolim të qytetarëve që kthehen nga Shqipëria, raporton Gazeta Express.

Haradinaj ka thënë se propozimet për shtim të masave duke kërkuar testin negativ për hyrje nga kufiri me Shqipërinë, janë absurde.

“Është një numër i madh i qytetarëve tanë që veçse janë në Shqipëri, dhe në mungesë të testeve, është krejt absurde të vetëizolohen rreth 100,000 qytetarë, pa asnjë bazë. Logjika e izolimit total kufitar, ka sjellur vetëm dëme, sidomos për ata që kanë nevojë për trajtim shëndetësor jashtë Kosovës! Unë do të votoj KUNDËR këtij propozimi”, ka thënë ajo.

“Masat e rekomanduara nga IKSHP, duhet të respektohen maksimalisht nga qytetarët, por jo të izolohemi e të thellohet edhe më tej kriza. Higjienë, distancë dhe maskë! Kaq e thjeshtë”, shtoi ajo./GazetaExpress/

Propozimet për shtim të masave duke kërkuar testin negativ për hyrje nga kufiri me Shqipërinë, janë absurde, thënë më së…

Gepostet von Meliza Haradinaj-Stublla am Dienstag, 28. Juli 2020

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shtyhen faturat, thirrje kompanive celulare

Koronavirusi/ Qeveria e Kosovës prezanton masat e reja ekonomike