Angela Merkel ka thënë në një takim të vendeve evropiane kritikoi liderët botërorë që promovuan “gënjeshtra dhe dezinformim” në kohë pandemie.
“Ne po shohim për momentin që pandemia nuk mund të luftohet me gënjeshtra dhe dezinformata,” i tha Merkel parlamentit Evropian të enjten, sipas agjencisë franceze të lajmeve France24.
Përderisa ajo nuk veçoi ndonjë vend specifik, komentet e saj mund të interpretohen si një sulm ndaj presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentin brazilian Jair Bolsonaro.
Të dy udhëheqësit vazhdimisht kanë kërkuar të minimizojnë rreziqet e virusit, dhe të dy vendet përkatëse kanë numëruar dy numrat më të lartë të vdekjes së koronavirusit në botë, mbi 132,000 në SHBA dhe mbi 67,000 në Brazil, sipas Universitetit John Hopkins.
Donald Trump ka qenë një kritik i zëshëm i masave dhe izolimit, dhe këmbënguli që SHBA-të duhet të rihapë ekonominë pavarësisht numrit të rasteve të koronavirusit në SHBA që rriten me shpejtësi javët e fundit.
Ai tha se nuk pajtohej me doktorin Anthony Fauci, imunologun e lartë amerikan i cili po ndihmon për të udhëhequr përgjigjen e koronavirusit të vendit.
“Unë mendoj se jemi mirë,” tha Trump, pavarësisht nga fakti se SHBA raportuan më shumë se 60,000 vdekje të koronavirusit të mërkurën, rritja më e madhe që një vend i vetëm ka regjistruar ndonjëherë.
Bolsonaro, ndërkohë, rezultoi pozitiv me Covid-19 javën e kaluar. Ai ka kritikuar shpesh masat lokale të izolimit në vend, dhe u shfaq në publik për të shtrënguar duart me mbështetësit, duke e përshkruar më parë sëmundjen si “një grip të vogël”.
Komentet e Merkel shënuan fillimin e presidencës 6-mujore të BE-së.
Ajo u bëri thirrje udhëheqësve që të komprometojnë dhe të bien dakord për një plan, duke i thënë parlamentit: “Rënia ekonomike kërkon që ne të nxitojmë. Ne nuk duhet të humbim kohë. Unë shpresoj shumë se mund të arrijmë një marrëveshje këtë verë. Kjo do të kërkojë shumë gatishmëri për të bërë kompromis nga të gjitha anët, dhe nga ju gjithashtu”.