MENU
klinika

“Neglizhenca ka kosto të rënda”

Meta: Ja 2 prioritetet që duhet të angazhohemi të gjithë

06.07.2020 - 16:40

Presidenti i vendit, Ilir Meta përmes një statusi në Facebook apelon që e gjithë politika shqiptare duhet të angazhohet për përmbushjen e dy prioriteteve.

E para thotë Meta është përballimi me sukses i COVID-19 dhe plotësimi pa vonesë i 15 kushteve për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

STATUSI I PLOTË
Dy prioritetet kryesore për të cilat duhet të angazhohemi të gjithë janë: Përballimi me sukses i COVID-19 dhe plotësimi pa vonesë i 15 kushteve për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

Çdo neglizhencë në këto dy prioritete ka kosto shumë të rënda: E para jetën e qytetarëve tanë, e dyta të ardhmen e Shqipërisë.