Presidenti i Republikës Ilir Meta do të takohet sot me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Burime bëjnë me dije se takimi do të nisë duke filluar nga ora 11:00.
Meta dhe Basha do të diskutojnë në takimin e tyre lidhur me listat e hapura, një ditë pasi komisioni i ligjeve vendosi për hapjen e tyre.
Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i Ligjeve kanë miratuar dje me konsensus të plotë, shumicë-opozitë parlamentare ndryshimet që do të bëhen në Kushtetutën e Shqipërisë që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pra vitin e ardhshëm partitë do të shkojnë para votuesve me lista të hapura dhe rrjedhimisht pa koalicione parazgjedhore.
Drafti me propozimet e opozitës parlamentare u miratua të martën nen për nen dhe tani do të kalojnë në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë, ku për ndryshimet Kushtetuese duhen 94 vota.