MENU
klinika

Shtimi i rasteve fatale

Mjeku Pipero: Ja si po mjekohen të sëmurët në Spitalin Infektiv!

06.07.2020 - 11:20

Më shumë se 4 muaj nga fillimi i epidemisë, nuk ka ende një protokoll mjekimi për të sëmurët me COVID-19.

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero thotë se skemat e mjekimit që aplikohen në Spitalin Infektiv janë skema mbështetëse, pra që ndihmojnë pacientët e shtruar të reagojë pozitivisht ndaj infeksionit, pasi mjekim specifik ende nuk ka.

Nga ana tjetër hidroksiklorokina nuk është më në listën e barnave të rekomandueshme për trajtimin e të sëmurëve me koronavirus. Duke e cilësuar joefektiv këtë ilaç, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kërkuar që të mos aplikohet më te pacientët e infektuar.

“Si kudo në botë, edhe te ne ato janë mbështetëse, pra ne ndihmojmë të sëmurin t’i përgjigjet në mënyre adekuate infeksionit nga COVID-19, pasi mjekim specifik nuk ka! Skemat e mjekimit përfshijnë antivirale, antinflamatore dhe/ose antibiotikë, kortizonike, oksigjeno-terapi, antiko-agulante dhe perfuzione! Dua të ritheksoj se të gjithë medikamentet e përdorura deri tani, me bujë të madhe kudo në botë, duke përmendur dhe hidroxychloroquinën nuk i kanë rezistuar kohës, pasi janë bazuar në copëza të vërtetash ose faktesh, jo në studime të randomizuara. Ndaj dhe sikundër i kanë miratuar me nxitim, i kanë hequr apo disaprovuar”, tha profesor Pipero.

Përgjatë muajit qershor dhe në ditët e para të këtij muaji ka pasur një rritje të numrit të pacientëve që kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë regjistruar 76 humbje jete, pjesa më e madhe në javët e fundit. Por shtimi i rasteve fatale, sipas profesor Piperos, është pasojë e ekspozimit, shtimit të rasteve ditore dhe uljes së vigjilencës nga ana e qytetarëve. Sipas tij, hapja duhej të shoqërohej me më shumë informacion.

“Relaksimi i masave ‘shtrënguese’ të distancimit social apo karantinës, fillimisht gradual e më pas tërësisht, krijoi mendimin e gabuar se virusi ‘iku’ apo nuk qarkullon më. Ishte e domosdoshme që hapja të shoqërohej me shumë më shumë informacion paraprak për sjelljen e re që duhet të kishim në raport me virusin, për të mundësuar një bashkëjetesë e cila kërkon një mënyrë të re jetese për sa kohë nuk kemi asnjë armë efektive ndaj këtij virusi dhe kjo mënyrë e re jetese është maska dhe distanca! Fatkeqësisht bashkë me hapjen ra dhe vigjilenca e qytetarëve, u shtua ekspozimi, u shumëfishuan rastet dhe si pasojë u shtuan dhe humbjet e jetëve, veçanërisht midis të moshuarve dhe të sëmurëve kronikë”, shtoi profesori.

Aktualisht në vendin tonë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 1160 të infektuar aktivë, pjesa më e madhe në Tiranë dhe Durrës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Dyshohet se bashkëpunonin me grupe të huaja kriminale

Disa të ndaluar nga aksioni antidrogë në Tiranë

Akuzat se u fut në listën e sigurt të PS-së me ndihmën e personazhit të krimit

Jurgis Çyrbja merret në pyetje! Çfarë deklaroi para prokurorëve të SPAK

Ish-kryeministri: Vazhdoj betejën i palëkundur

Gjyqi ndaj Berishës në të njëjtën ditë me protestën te Kuvendi!