MENU
klinika

Garohet vetëm në Europë

Moto GP zyrtarizon 13 gara, 4 të tjera në dilemë

13.07.2020 - 10:47

Pas Formula 1, edhe Moto GP kërkon t’i shkojë deri në fund sezonit 2020. DORNA (Federata Ndërkombëtare e Motoçiklizmit) ka publikuar kalendarin për këtë vit. Këtë fundjavë, në pistën e Jerez, në Spanjë, nis sezoni 2020 i Moto GP. Në prag të kësaj gare është publikuar edhe kalendari zyrtar i përpunuar i këtij sezoni me datat e sakta.

Deri më tani janë konfirmuar 13 garat e para, që nisin më 19 korrik dhe përfundojnë më 15 nëntor. Gjithsesi, Moto GP ka lënë hapësira edhe për 4 gara të tjera (në Amerikë, Argjentinë, Tajlandë dhe Malajzi).

Në çdo rast, sezoni 2020 do të përfundojë më 13 dhjetor dhe në maksimum do të jenë 17 gara. Për 4 garat e mbetura do të vendoset brenda datës 31 korrik.

MOTO GP – KALENDARI ZYRTAR I SEZONIT 2020

19 korrik, Jerez de la Frontera (Spanjë)

26 korrik, Jerez de la Frontera (Spanjë)

9 gusht, Brno (Republika Çeke)

16 gusht, Spielberg (Austri)

23 gusht, Spielberg (Austri)

13 shtator, Misano (Itali)

20 shtator, Misano (Itali)

27 shtator, Barcelona (Spanjë)

11 tetor, Le Mansh (Francë)

18 tetor, Aragon (Spanjë)

25 tetor, Aragon (Spanjë)

8 nëntor, Valencia (Spanjë)

15 nëntor, Valencia (Spanjë)

??-?? GP Amerikë

??-?? GP Argjentinë

??-?? GP Tajlandë

??-?? GP Malajzi

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kalon në një ekip tjetër

Rossi mbetet në Moto GP edhe për dy vjet

Do të garohet vetëm në Europë?

Anulohet zyrtarisht edhe një garë e Moto GP