Kur i dërguari i posaçëm amerikan Richard Grenell njoftoi muajin e kaluar se Presidenti Hashim Thaçi dhe Presidenti Aleksandar Vuçiç do të merrnin pjesë në një samit në Uashington për të rilluar dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shumëkush ndjeu njëfarë keqardhje për Bashkimin Europian. BE drejtoi dhe vuri në dispozicion resurse të shumta, energji dhe kapital politik për të ndërmjetësuar dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për t’i ndihmuar palët për të mbyllur çështjet e mbartura, por nuk arriti dot të arrinte një zgjidhje përfundimtare. Iniciativa e Shteteve të Bashkuara për të marrë drejtimin dhe për provuar korrjen e suksesit aty ky BE kishte dështuar u prit me shumë skepticizëm në Bruksel dhe në kryeqytetet europiane.
Por shumëçka ndryshoi kur Zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi në mënyrë kontraverse në 24 qershor se kishte kishte ngritur akuza kundër, ndër të tjerëve, edhe Presidentit Thaçi. Vendimi jonormal i prokurorit për të devijuar nga tradita ligjore dhe angazhimi i vetëshpallur për të mbajtur substancën e aktakuzës “kondenciale, deri sa të konrmohet nga një gjyqtar paraprak”, solli anullimin e takimit në D.C. Me shpejtësi dhe në mënyrë të papritur, BE dhe liderët europiane nxituan që të shfrytëzonin këtë mundësi për të marrë në dorë frenat e përpjekjeve për të rilluar dialogun e mbetur pezull zyrtarisht që nga viti 2018.
Teksa përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë morën pjesë në një takim virtual të organizuar nga Franca dhe Gjermania (10 korrik), një takim virtual të organizuar nga BE (12 korrik), dhe pritet takimi i dy palëve në Bruksel (16 korrik), i dërguari i posaçëm europian Miroslav Lajçak deklaroi me besim të plotë se dialogu i ndërmjetësuar nga BE është “kthyer në binarë”. Megjithatë, këto përpjekje rrezikojnë të dështojnë përsëri nëse problematikat e procesit nuk korrektohen dhe vazhdohet të injorohet elefanti në dhomë.
Problemi më i madh i dialogut të Brukselit ka qënë mungesa e një kornize specike negociuese. BE i referohet në mënyrë të vagullt “normalizimit të marrëdhënieve” si objektiv të dialogut, por çdokush e ka të qartë se nuk mund të ketë zgjidhje përfundimtarë të koniktit pa njohje reciproke. Dështimi për ta rregulluar këtë mangësi të procesit kontribuon në vazhdimin e një procesi pa fund që frustron mbi të gjitha njërëzit në Kosovë dhe Serbi. Marrëveshjet e mëparshme të ndërmjetësuara nga BE për çështje të caktuara ekonomike dhe tregtare nuk arritën të krijonin parakushtet dhe klimën e nevojshme të besimit për t’u marrë me çështjet delikate politike. Kjo qasje dështoi në mënyrë spektakolare dhe ende, në të dyja vendet, nuk ka konsensus për zgjidhjen përfundimtare të koniktit. Për më tepër, kjo situatë ka inkurajuar sjelljen agresive të Serbisë, teksa liderët e saj kanë ndërmarrë një fushatë armiqësore dhe të korruptuar për
tërheqjen e njohjeve të Kosovës.
Për të ndryshuar këtë status quo, ka ardhur koha që BE dhe liderët europianë të tregohen guximtarë. Ata kanë mundësinë tashmë për të krijuar një momentum të ri, për të adresuar skepticizmin dhe shqetësimet e palës kosovare për mungesën e lidershipit të BE-së, si dhe për të krijuar kushtet për pranimin e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse nga të dy vendet. Çdo vëzhgues mund të dëshmojë se mungesa e transparencës që ka pllakosur deri më sot procesin ka dëmtuar në mënyrë të thellë kredibilitetin dhe aftësinë e BE-së për të arritur rezultate konkrete. Një qasje më e drejpërdrejtë dhe krijimi i një kornize njohjeje reciproke për dialogun paraqet një mundësi unike për të injektuar energji në sistem.
Ky duhet të jetë objektivi kryesor strategjik i zotit Lajçak. Mandati i tij ka marrë mbështetje të gjerë nga vendet e BE-së. Ardhja prej Sllovakisë, një nga pesë vendet anëtare që nuk e njohin akoma Kosovën, i jep rolit të tij një shtresë të mëtejshme kompleksiteti. Por mundësia për të parashtruar nevojën për njohje reciproke dhe një marrëveshje përfundimtare gjithëpërfshirëse do të rrëzonte shumë barriera. Në këtë përpjekje do të kishte rol kyç mbështetja nga Përfaqësuesi i Lartë Borrell, si dhe nga Presidenti Macron dhe Kancelarja Merkel. Ravijëzimi i një kornize njohjeje reciproke do të haste në refuzimin e pesë vendeve të cilat nuk e njohin Kosovën, por gjasat janë që kjo nuk do e bllokonte procesin. Në fund të fundit, këto vende janë po aq të interesuara sa gjithë të tjerët për ta parë koniktin të zgjidhur.
Pas zgjedhjeve në Serbi muajin e shkuar, të cilat u bojkotuan nga opozita, Presidenti Vuçiç mbretëron i pakundërshtuar dhe me një kontroll të plotë mbi parlamentin. Është koha për ta shtyrë atë dhe gjithë klasën politike serbe për t’u përballur me të shkuarën dhe me popullin serb dhe për ta bërë të qartë se njohja reciproke – pavarësisht se një e vërtetetë e hidhur për ta – është e pashmangshme. BE ka tashmë një mundësi të re për ta zgjidhur këtë çështje. Këtë rradhë nuk është në dyshim vetëm kredibiliteti i procesit, por edhe vetë fati i përpjekjes së BE-së për të qënë faktor gjeopolitik. Është koha për mendim strategjik, lidership dhe guxim.