MENU
klinika

54-vjeçari vuante nga një sëmundje e rëndë

Ndahet nga jeta në moshë të re, aktori shkodran

21.07.2020 - 12:21

      Arti shqiptar shënon një tjetër humbje zi, pasi ka humbur dy njerëz mjaft të dashur dhe të njohur për publikun, yje të skenës së humorit.

Pas aktorit të mirënjohur fierak, Fuat Boçi, ka ndërruar jetë sot humoristi i njohur i Estradës së Shkodrës, Anton Krosaj, në moshën 54-vjeçare. Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Anton Krosaj u lind më 26 janar 1966 në Shkodër. Ai nisi si aktor me Fabrikën e Duhan-Cigareve, Shkodër.


Gjatë kësaj kohe, mori pjesë në shumë shfaqje dhe luajti shumë role në shfaqjet e Fabrikës Duhan-Cigare. Më pas, nisi si aktor me Estradën Profesioniste Shkodër, në vitin 2003. Në vitin 1985, mbaroi Shkollën e Mesme Industriale.

Ka marrë pjesë në disa komedi të RTSH-së, me regji të Arjan Çuliqi. Disa prej tyre, janë: “Para nga qielli”, “Piruet”, “Pesha e gruas sime”, “Pavioni zero”, “Personazhe në kurth”. Me estradën profesioniste ka luajtur në komeditë: “O vajzën, o komunën”, “Vëllai nga babai”, “Surpriza Big Brother Shkodra 1″, “Big Brother Shkodra 2”, “Martesë me Intenet”, “Zef Deda Show”, “Bujar Qamili Show”, “Lumturi në fukarallek”, “Je Shkodran në qoftë se”, “Humor me shkolle të mesme” etj. Ka vënë në skenë, 3 shfaqje për fëmijë.