Mund të kishte bërë më mirë, por Manchester United edhe me një barazim 1-1 në shtëpi me West Ham kap vendin e tretë në renditje. Mjafton që në ndeshjen e fundit me Leicester të mbajë të paktën barazimin dhe misioni Champions përmbushet.
Kanë qenë miqtë që kanë shënuar të parët me një penallti të Antonio-s në fundin e pjesës së parë, që është shkaktuar nga një prekje e topit me dorë të Pogba. Kundërpërgjigja e ekipit të Solskjaer ka ardhur në minutën e 51-të, me Greenwood që ka realizuar golin e barazimit dhe ka fiksuar shifrat në 1-1.
18-vjeçari është bërë adoleshenti me mëshumë gola të shënuar për United në ndeshjet e një sezoni të luajtura në të gjitha kompeticionet (17 – po aq sa George Best në 1965-66, Brian Kidd në 1967-68 dhe Wayne Rooney in 2004-05).
Gjithashtu, ai është bërë adoleshenti i parë që shënon 10 gola në një sezon të Premier League pas Romelu Lukaku në 2012-13 (14), dhe anglezi i parë që e bën një gjë të tillë pas Wayne Rooney në 2004-05 (11). West Ham ndërkohë siguroi qëndrimin me këtë pikë.