MENU
klinika

Premier League, Java 37

Wolves nuk fal, Europa vendoset në ndeshjen e fundit

20.07.2020 - 22:15

Wolves është rikthyer në zonën europiane, duke kaluar Tottenham në vendin e gjashtë. “Ujqërit” fituan 2-0 në shtëpi ndaj Crystal Palace dhe rimarrin vendin që të con në Europa League, kur mbetet edhe 1 ndeshje nga Premier League.

Vendasit shënuan nga një gol për secilën pjesë loje, në fundin e fraksionit të parë dhe në mesin e pjesës së dytë. Humbja e gjashtë radhazi për miqtë, që nuk ndikon, pasi e kanë siguruar mbijetesën.

Në fakt, në ndeshjen e fundit Wolves e ka pisk, pasi do të ndeshet me Chelsean në fundin e këtij të fundit, ndërsa Tottenham, rivali, do të luajë ndaj Crystal Palace.