MENU
klinika

"Propozimet konkrete dërgojani..."

Ndryshimet kushtetuese/ Gjiknuri e-mail PD-LSI: Konfirmoj pjesëmarrjen sot

24.07.2020 - 07:59

Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri ka konfirmuar pjesëmarrjen sot në orën 17:00 në tryezë teksa ka kërkuar nga opozita jashtëparlamentare që propozimet t’i dërgojnë paraprakisht tek anëtarët.

Gjiknuri gjithashtu i është përgjigjur Vasilit dhe Bylykbashit me një e-mail duke theksuar se nisma e opozitës parlamentare për ndryshimet kushtetuese i është prezantuar PD- LSI më 21 korrik, madje i është dhënë edhe një kopje nga sekretaria.

E-MAILI NGA DAMIAN GJIKNURI

Miremengjes,

Me poshte gjeni emailin e z.Gjiknuri derguar anetareve te Keshillit Politik, ne vijim te atij te meparshem derguar nga z.Bylykbashi dhe z.Vasili.

Teksti i emailit:

Ju rikujtoj se në mbledhjen pesë orëshe të datës 21 Korrik, thërritur prej nesh, ju është prezantuar nisma e opozitës parlamentare për ndryshime në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, procedura e ndjekur nga Kuvendi, varianti i dakordësuar dhe miratuar nga Këshilli i Rregullores dhe Komisioni Parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut bashkë me relacionin përkatës.

Ndonëse dokumenti ka qenë krejtësisht publik, në faqen zyrtare të Kuvendit, ashtu sikurse të gjitha seancat e zhvilluara në komisione kanë qenë të hapura e publike, meqenëse ju deklaruat se ishit në mungesë dijenie, ju dorëzua edhe zyrtarisht një kopje nga sekretaria e Këshillit Politik.

Në kushtet kur ju pranoni mungesën e propozimeve konkrete të cilat do duhej të ja dërgonit paraprakisht anëtarëve të Këshillit dhe duke vlerësuar gjithësesi gatishmërinë tuaj për tu takuar, ju konfirmoj pjesëmarrjen në mbledhje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN