Shënjestra e preferuar e presidentit amerikan Donald Trump është Angela Merkel, kancelarja e përjetshme e Gjermanisë. Por ka ngacmuar edhe udhëheqësit e Britanisë, Francës dhe të tjerë.
Ai i ka kërcënuar vazhdimisht ata me tarifa dhe sanksione. Sikur të mos mjaftonte, ai e ka quajtur NATO-n “të vjetëruar” dhe i ka thënë: Paguaj, ose ne tërhiqemi. Tani ai po tërheq 9,500 trupa amerikane nga Gjermania. Ndoshta në radhë është Koreja e Jugut, ku Shtetet e Bashkuara humbën mbi 36,000 jetë për të zmbrapsur ushtritë e Mao Zedong.
Në sulmin e tij të fundit ndaj Evropës, Trump po merret me gazin rus dhe teknologjisë celulare kineze. Në fakt ai ka disi të drejtë.
Tubacioni i gazit Nord Stream 2, do të sigurojë dominimin e energjisë ruse për dekada të tëra. Dhe pajisjet 5G të Huawei mund të jenë një kalë Trojan që mund t’i lejojë shtetit kinez të sigurojë inteligjencën dhe pronësinë intelektuale.
Trump nuk është i pari që sillet kështu me Evropën. Por ka një ndryshim të dukshëm. Më parë, nuk kishte asnjë dyshim që Shtetet e Bashkuara dhe miqtë e saj do të mbeteshin të bashkuar. Tani kjo marrëdhënie historike ka probleme.
Faji, shumicën e kohës i mbetet Trumpit.
Shtetet e Bashkuara tani e gjejnë veten në një fazë të re të pabesë: E quajti atë “botë me dy fuqi e gjysmë”. Amerika është akoma në krye.
Por Kina, fuqia nr 2, po armatoset dhe po shtrihet në mbarë globin, për të provuar të shkatërrojë Shtetet e Bashkuara.
Rusia bërthamore nuk është aq e fuqishme. Megjithatë, Presidenti Vladimir Putin po vepron në Evropë, Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme.
Për të qëndruar Nr. 1, Amerika duhet të ndjekë katër rregulla.
Rregulli 1: Mbani miqtë tuaj dhe rekrutoni më shumë.
Për të, “Bëni Amerikën përsëri të Madhe” nuk do të thotë të udhëheqësh, por të shfrytëzosh mundësitë.
Evropianët duan Nord Stream 2? Pastaj harroje të bësh biznes në Amerikë. Nëse Berlini zgjedh Huawei, lamtumirë për shpërndarjen e inteligjencës amerikane. Kjo nuk është diplomaci e zgjuar.
Rregulla 2: Mbani dhe rrisni autoritetin duke ofruar shërbime thelbësore si sigurinë e përbashkët, tregtinë e lirë dhe navigimin.
“America First” do të thotë të sakrifikosh të ardhmen për përfitime afatshkurtra.
Rregulla 3: Promovoni interesat tuaja duke u kujdesur për të tjerët ‘.
Megjithatë Trump e sheh multilateralizmin si një komplot kundër Amerikës. “Amerika Vetëm” është më keq.
Më në fund, rregulli 4: Gjithmonë shfrytëzoni koalicionin më të madh të mundshëm.
Pra, cilat janë mundësitë?
“Evropa duhet ta shohë Trumpin si një anomali,” i tha revistës gjermane Der Spiegel javën e kaluar John Bolton, ish-këshilltari. “Nuk do të jetë aq e vështirë për t’u rikthyer në normalitet.” Amen.
Josef Joffe është anëtar i këshillit redaktues të gazetës së përjavshme gjermane Die Zeit dhe bashkëpunëtor i Institucionit Hoover të Universitetit Stanford.
Përkthyer dhe përshtatur nga New York Times/ Konica.al