MENU
klinika

Turizëm në pandemi

Ne zgjedhim Turqinë, ndërsa Shqipërinë e zgjedh…

20.07.2020 - 07:50

Tregu i fluturimeve ka ndryshuar tërësisht pas pandemisë që goditi vendin. Pas hapjes së qiejve, fluturimet nga aeroporti i Rinasit janë shtuar, por sërish ato mbeten të kufizuara. Sipas të dhënave që bën publike Tirana International Airport, çdo ditë ka midis 30-36 fluturime vajtje-ardhje nga Rinasi.

Italia dhe Gjermania jën desinacionet kryesore që ofrohen kryesisht nga Alba Wings, Blue Panorama, Wizz Air, Al Italia (kjo e fundit vetëm me Italinë). Vjena, ku ofronin fluturime Austrian Airlines dhe Wizz Air, është e pezulluar deri në fund të korrikut. Destinacione të tjera janë Londra, Brukseli, Parisi, Beogradi, Athina, Stambolli. Frekuenca e fluturimeve është e reduktuar në krahasim me nivelet e para krizës, ndërsa në vendet e BE-së lejohen të udhëtojnë vetëm shtetasit e BE-së dhe ata me leje qëndrimi,

Ndryshe nga viti i kaluar, kur charterat turistikë vinin nga gjithë Europa, madje edhe jashtë saj (Izraeli), numri i tyre tashmë është i kufizuar. Të parët që erdhën ishin turistët nga Bjellorusia, më pas ata nga Ukraina dhe nga 14 korriku kanë nisur charterat nga Polonia, që kanë dhe frekuencën më të lartë me 2-4 në ditë.

Ndërsa shqiptarët mund të udhëtojnë për pushime me chartera vetëm drejt Turqisë. Edhe drejt Antalias, fluturimet filluan me vonesë, në javën e dytë të korrikut dhe janë shumë të reduktuara në krahasim me vitin e mëparshëm, sipas pritshmërive të operatorëve, me vetëm disa chartera në javë, në raport me tre chartera në ditë që niseshin vitin e kaluar. Në 2019-n, nga dhe drejt Antalias udhëtuan rreth 62 mijë pasagjerë, sipas të dhënave nga TIA. Këtë vit operatorët turistikë presin që numri i tyre të bjerë me 70%.

Charterat shënuan rekord në 2019-n

Vitin e kaluar, udhëtimet me charter nga dhe drejt Rinasit, të cilat janë aktive përgjithësisht vetëm në periudhën e verës, shënuan rekord, teksa vendi u kthye në një destinacion të preferuar turistik. Në total, përmes çarterave fluturuan 324 mijë pasagjerë në 2019-n, me një rritje prej 10% me bazë vjetore, sipas burimeve zyrtare nga TIA.

Avionët direkt nga Polonia përbënin pjesën më madhe të trafikut të çarterave, me 103 mijë pasagjerë. Më pas u renditën izraelitët (23 mijë pasagjerë), çekët (17 mijë), ukrainasit (16 mijë), norvegjezët (15 mijë), suedezët (10 mijë), Danimarka (6 mijë), Finlanda (3.6 mijë).

Krahas ukrainasve, të cilët kanë disa vjet që kanë zbuluar Shqipërinë, në 2019-n gjeografia e ish-vendeve të Bashkimit Sovjetik u zgjerua me Rusinë, Letoninë, Bjellorusinë, Lituaninë, që kishin çartera me rreth 4-8 mijë pasagjerë secili.

Por, këtë vit, gjeografia e turistëve mbetet shumë e kufizuar, krahasuar me 2019-n. Shumë prej tyre hezitojnë të vijnë për shkak të kushtit për të qëndruar në karantinë pas kthimit në vendin e tyre dhe rritjes së rasteve me Covid-19 në Shqipëri, çka ka bërë që BE të rekomandojë të mos udhëtohet.

Numri i pasagjerëve pritet të përgjysmohet këtë vit

Vitin e kaluar, sipas burimeve nga TIA udhëtuan nga dhe drejt aeroportit të Rinasit rreth 3.4 milionë pasagjerë duke arritur një nivel rekord.

Këtë vit, për shkak të pandemisë, TIA pret që numri i tyre të përgjysmohet, duke zbritur në rreth 1.5 milionë pasagjerë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Çdo ditë mund të vdesin mbi 300 mijë njerëz"

Alarmi i ekspertëve mbi ekonominë

Ekuacioni me shumë të panjohura

A e përballon ekonomia një karantinë të dytë?